• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me hetimet për Saimir Tahirin kur ka mbetur edhe 1 muaj afat

Lajme, Të fundit



Hetimi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se do zgjasë edhe pas muajit tetor, kohë kur përfundon afati i hetimit. Sipas Tv Klan, Prokuroria e Krimeve te Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.
Disa prej prokurorëve të kësaj dosjeje kanë qenë në punë gjatë muajit gusht dhe shtator pasi pritet që kjo kohë të jetë decizive për fatin e hetimit.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive te mbërritura nga Greqia dhe janë në pritje të informacioneve të dy letër-porosive të dërguara në Itali dhe një tjetre në Mal të Zi.

Në këto dy vende Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të. Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se nje pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale.

Deri tani, pas gati 10 muaj hetimesh nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, te familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara. Edhe për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjese e grupit të vëllezërve Habilaj nuk janë gjetur pasuri te pajustifikuara. Megjithatë sipas Tv Klan janë duke u kryer edhe disa veprime te tjera hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar.



3 Comments

  1. Cka pritet a. me. kete. qeveri. kope. derrrash. do. mar. demshperblim. se. ky. popull debil. i. ka. ne. zemer. komunistet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *