• |
ide | kryesore

Hoxha e mban në lojë, Telushi i jep fitoren Partizanit

Sport



Një penallti e pritur është baraz me një gol të shënuar. Një penallti e humbur ndryshon kursin e një ndeshje që dukej se po shkonte mirë. I ka ndodhur Sebino Plakut, sulmuesit që u prit me brohoritje në rikthimin në Kamëz, por që nëse blutë kanë dalë sot të mundur përballë Partizanit, është kryesisht “meritë” e tij.
Partizani i kishte njerëzit ekspert për të shfrytëzuar momentin, madje edhe atë këmbëngulje të teknikut Bledar Devolli për të mos ndryshuar sistem lojë, pavarësisht se përballë ishin të kuqtë. “SA të jem unë trajner, Kamza do të ketë këtë mënyrë loje, – është shprehur tekniku pas ndeshjes, më tepër i nervozuar me mënyrën si shkuan gjërat, kur fitoren nga humbja e ndau vetëm ajo goditje e Plakut e bllokuar nga Hoxha.

Kapiteni i Partizani është ekspert penalltish dhe e tregoi, për fatin e Gegës, në momentin deciziv të ndeshjes. Më pas kualiteti është kualitet dhe nga një 11 metërsh i pritur tek goli i shënuar nga Bruno Telushi, është vetëm cështje minutash. E megjithatë vendosën episodet, sepse Partizani që u pa në fushë ishte larg të qenit pretendent. Hebaj inekzistent, aq sa tekniku kishte fjalë për ta mbrojtur “Nuk e di cfarë e gjeti, sepse në stërvitje ka qenë mirë” – shpjegoi Gega pas ndeshjes.

Për tu analizuar lënia në pankinë e Hasanit dhe Prognit, edhe pse Gega pa bindje shprehet se mosaktivizimi lidhej me ndeshjen e parë në Korcë. Por fituesi nuk duhet gjykuar dhe teknikun sot e shpëtuan veteranët, që i dhanë 3 pikët e para dhe pak kohë më shumë për të korigjuar, jo pak, por shumë gjëra.

Laçi-Luftëtari 2-1

Më keq se kaq nuk mund të ishte situata për Luftëtarin dhe më tepër akoma teknikun Milos Kostic. 4 ndeshje vetëm një barazim dhe fitorja larg të qenit afër. E shijoi në fakt për një pjesë lojë avantazhin slloveni i gjirokastritëve, që mbeten të fundit me 0 pikë pas dy ndeshjeve të para. “Jam i mërzitur. Sot nuk kam çfarë tiu them lojtarëve të mij. Kemi luajtur një ndeshje taktikisht të mirë, por është e vështirë të fitosh ndaj Laçit, kur humbet ato rastet që humbëm ne” u shpreh tekniku.

Shkurtaj vetëm iluzionoi bluezinjtë se gjërat morën kthesë. E në fakt, në aspekt lojë gjirokastritët bënë mirë, duke vënë në provë të vështirë kurbinasit.

Por ndoshta fati ishte me bardhezinjtë e Mergjyshit, që përmbysën rezultatin me Shtubinën e në shtesë me Gjonin, që komplikon pankinën e Kostic, që dridhet tashmë ngë debutim katastrofik me Luftëtarin.

Për Lacin 4 pikë dhe një eufori që Mergjyshi duhet ta administrojë, sepse pavarësisht kualitetit që ka në organikë, bëhet fjalë për një skuadër relativisht të re, por që për momentin sheh larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *