• |
ide | kryesore

Lloris gjobë shembullore dhe i hiqet “grada” e kapitenit

Sport



Mauricio Pochettino është i nervozuar në maksimum me portierin e tij, që ka rezultuar pozitiv gjatë një kontrolli për nivelin e alkoolit nga policia në Londër. Ndoshta tekniku nuk mund ta mbajë jashtë titullarëve francezin, por ka ndërmend të marrë masa të ashpra ndaj tij.

Vështirë se mund të fajësohet Pochettino për këtë reagim. Arrestimi për drejtim të makinës në gjendje të dehur i Hugo Lloris i shtohet listës së komplikimeve të Tottenham në këtë fillim sezoni. Mes një stadiumi që nuk përfundoi e kushedi se kur do të jetë gati e disa problemeve me rinovimet (mes të cilëve edhe Eriksen), kishte mangët edhe që portieri titullar të dehej dy ditë para ndeshjes së madhe. Lloris ndeshjen do ta luajë, sepse nuk ka kohë për të menduar për alternativa. Por Daily Mail raporton se tekniku argjentinas nuk ka ndërmend të tolerojë.

Sipas tabloidit britanik, për portierin është gati një gjobë e madhe, në linjë me standardet e Premier League. Dy javë e pagesës, që për kapitenin e Spurs e Kombëtares së Francës do të thotë më shumë se 300 mijë stërlina. Shoqërià ka qenë shumë e qartë në një komunikatë që ka pohuar se “Tottenham do të përballet me cështjen shumë seriozisht”. Por sanksioni, që do ti shtohet edhe 150 mijë stërlina të paguara nga portieri si garanci, nuk duhet të jetë dënimi i vetëm për natën “e shthurur” të Lloris.

Mail zbulon se Pochettino, me shumë mundësi, do ti heqë shiritin e kapitenit. Trajneri ndihet i tradhëtuar, mbi të gjithë nga një lojtar që të gjithë e konsideronin të rregullt. Një vendim jo i thjeshtë, madje me rrezik, duke qenë se brenda dhomave të zhveshjes francezi admirohet nga të gjithë. Veprimi mund të jetë provizor por duhet patur kujdes kush e merr shiritin. Nëse e merr Harry Kane, lider i sulmit të Spurs e kapiten i Anglisë, bëhet e vështirë tia heqësh. Një zgjedhje e vështirë për Pochettino, por skuadra vjen para të gjithëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *