• |
ide | kryesore

Napoli-Milan vetëm normale nuk është, vjen armiku Higuain

Sport



Një sfidë plot kryqëzime: e para në shtëpi për Carlo Ancelottin si napoletan kundër Milanit “të tij”, rikthimet në San Paolo të Pepe Reina e mbi të gjitha Gonzalo Higuain. E gjithë kjo me një San Paolo të përfshirë nga polemikat që shohin protagonistë Aurelio De Laurentiis, kryetarin e Bashkisë de Magistris e tifozerinë napoletane që është fyer nga deklaratat e presidentit të klubit. Nuk ka lidhje merkato, është cështje identiteti.

Një identitet që Ancelotti po mundohet ti japë Napolit, që është dukur shumë më konkret se i bukur në daljen e parë në transfertën fituese kundër Lazios. Tani detyra është të mundë Milanin e tij të dashur, që bazohet në grintën e Gattuso për të pushtuar San Paolo, por edhe me armët që kanë provuar se bëjnë keq: Higuain që aq sa kënaqësi i dha Napolit me fanellën e kaltër, aq dëshpërime me atë bardhezi. Argjentinasi kundër ish-skuadrës së tij ka rezultuar gjithnjë deciziv: 5 gola në 6 ndeshje si kundërshtar me Juventus.

Në anën tjetër Napoli i beson Milik, që ka shënuar kundër kuqezinjve dygolëshin e debutimit në Serie A, dy sezone më parë. Polaku do të provojë të mundë Donnarumma, napoletanin e Milan, që prillin e kaluar vendosi dorën në minutën e 92, duke ndaluar Napolin në rrugën drejt titullit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *