• |
ide | kryesore

Partizani e Luftëtari, transfertat për të mos qenë të fundit

F1, Sport



E para nuk shkoi mirë në kampionat si për Partizanin, i mundur në Korçë, ashtu dhe për Luftëtarin, i turpëruar në shtëpi nga Kastrioti. Koha për të reflektuar mbaroi dhe transfertat e javës së dytë janë shansi për të mos mbyllur klasifikimin për të dytën javë rradhazi, që do të ishte aspak ngushëlluese për dy skuadra që dy muaj më parë luajtën në Europë.

Deja Vu – Kalendari nuk ishte shumë i butë me të Kuqtë në dy dalje nga shtëpia rradhazi, edhe pse Kamza nuk është shumë larg si destinacion. Pak kohë pasi u akuzua për tolerim në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, pikërisht me Kamzën, dy skuadrat vendosen përballë në të tjera situata.

Të kuqtë ambicjet duhet ti tregojnë në fushë dhe ardhja e koreano veriorit Uk (që nuk pritet të jetë titullar) është një armë më shumë për Gegën, që ka humbur gjithashtu, nëse mund të thuhet për një lojtar që ska qenë kurrë gati, Edgar Canin.

Kamza ka bërë gjithë merkaton e shpresuar, por mbi të gjitha ka rikthyer Plakun, pas aventurës pa sukses me Kukësin, por që në orën 16 : 45 do të tentojë të ndëshkojë ish-skuadrën e tij të dikurshme.

Vendimtare për Kostic? – Është shumë shpejt për të hedhur në erë pankina, por ndoshta nuk është rasti i teknikut të Luftëtarit Kostiç. Slloveni nuk ka fituar asnjë ndeshje që kur ka ardhur tek Luftëtari, për të zëvendësuar Hasan Likën.

Nëse Ventspils ishte shumë i fortë për gjirokastritët, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për krutanët në debutimin në kampionat, por kundër 46 vjecarit janë edhe statistikat: në tre ndeshjet e para bluezinjtë kanë pësuar 9 gola dhe kanë shënuar vetëm 3 (të tre në një ndeshje, në barazimin e kontestuar me Ventspils). Një tjetër humbje do të ishte tepër, po të mendosh se dy sezonet e fundit Luftëtari është një skuadër që është renditur në zonën e lartë të klasifikimit, duke bërë ndoshta lojën më të bukur në Superiore.

Laçi nuk është kundërshtar i lehtë dhe të dyja skuadrat kanë përgatitje të njëjtë, duke nisur që herët në Europë. Në 16 : 45 në Kurbin do të jetë shumë e vështirë për Luftëtarin, për vetë gjendjen morale me të cilën vijnë bluezinjtë në një transfertë delikate, kundër një skuadre, që edhe në debutimin kundër kampionëve në fuqi, treguan sa vlejnë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *