• |
ide | kryesore

“Pas mbledhjes së qeverisë, Rama niset urgjent me avion charter drejt Torinos”

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e ka lënë menjëherë vilën qeveritare të Vlorës pas përfundimit të mbledhjes informale të kabinetit. Ai është parë nga gazetarët që të lëvizë me eskortë nga vila duke mos qëndruar aty edhe pse është fundjavë. A ka pasur diçka më të rëndëshshme kryeministri këtë fundjavë gushti?

Deputeti i PD-së, Edi Paloka shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama, pasi mbledhjes me ministrat ne Vlore ka mbërritur në Rinas me helikopter dhe prej andej, me një avion charter është nisur drejt Torinos.

“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, kryeministri i vendit me te varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne orën 18.00. Kushdo qe e ka mundësinë, gazetare ose jo, le ta verifikojë” – shkruan Paloka.

Rama njihet si një tifoz i Juventusit. E ka demonstruar këtë edhe në të kaluarën. I mbetet kryeministrit dhe zyrës së tij të shtypit që fillimisht të konfirmojë ose të hedhë poshtë këtë pretendim të Palokës. ©Lapsi.al

Image result for edi rama avion charter



12 Comments

  1. Po Rama e ka deklaruar vete qe eshte tifoz i Juves. Rrezik e ka blere vete. Pse me se do leviz kryeministri jone , me avion te zakonshem. Do marr frymen dhe te 120 njerezve te tjere! Po ndeshjen , nga tv do e shoh!! Kush i kerkon llogari!! Ashtu e mendon, ashtu i shpenzon leket tona! Kushedi sa e ngarkuar ka qene mbledhja me ministrat, apo si llogarisni keto ju!! Vazhdo o i madh, qetesohu e relaksohu se ty te kemi. Me ke e ka juvja j javen tjeter!! Atje ne tribunen VIP dua te te shoh!! Ne fund te fundit te takon. Ke dhe asamblene perpara. He derman shlodhu pak. Dhe ske pse vjen qe neser. Leviz njehere andej nga jugu italise, ose montekatlo. Eshte bukur , te takon je kryeministri jone. Hidhe nje 2 she atje, provohe fatin. Gjysem PPP eshte. Lek xhepi e ke. Ke 3 milion skllever ketu, do punojne dhe per ty. Mgjse harrova une leket e ekspozitave ne gjermani. Ishin versulir gjermanet, gati i kishin grisur pikturat e tua, kush ti blinte i pari. Je i suksesshem, talent je. U bere pak me vonese, por me mire vone se kurre. Fitore Juvja sot!!

  2. Ky ropshi qe gjasme ecte ne kembe kur u be KM dhe do shkurtonte shpenzimet! Keta myqot pleq qe e votojne vdekshin ishalla..

  3. Vetem per rikonstruksionin e teatrit nuk ka para qeveria ,ky skizofren eshte mallakimi i shqipatrve mbase po paguajm barbarine qe bene parardhesit tani kunder klerit dhe objekteve te kultit. Lutem qe Zoti te na fale dhe ti ndeshkoje kto zullumqare me ne krye kte psikopat

  4. Ka pune robi, do coje nje thes me droge andej matane se do mbuloje shpenzimet e mbledhjes se qeverise…. Neta ku ta kesh!

  5. VINI RE THACI THA SE MORE MBESHTETJEN E AUSTRIS PER PROBLEMIN E KOSOVES PAKE DITE ME PARA PUTIN MORI PJES NE NJE BANKET NE LIDHJE ME AUSTRIN AUSTRIA NE LIDHJE ME TURQIN DHE TE GJITHA LIDHJET TE COJNE TEK SORASI. EGZITENCEN E SHQIPTARVE NUK I KA ZGJIDHUR AUSTRIA POR KA DY SHEKUJ ESHTE INTERESUAR VETEM SHBA DO TE JETE TEPER TEPER E LIGE SITUATA E KOMBIT SHQIPTAR ME KETE KATRAHUR SORJANE ”””””””””’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *