• |
ide | kryesore

Rëndohet radha në pikat kufitare të Kosovës, pritje deri në 8 orë

Lajme, Të fundit



Shumë qytetarë detyrohen të presin në pikat kufitarë të Kosovës, për t’u kthyer në vendet e Europës nga kanë ardhur. Vetëm në pikën kufitare të Merdares, mërgimtarët detyrohen të presin për më shumë se 8 orë. Kështu së paku bëhet e ditur në të dhënat që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përveç Merdarës, edhe pritjet në dalje të Mutivodës janë të gjata, nga dy orë e dyzetë minuta deri në katër orë. Ndërkohë, siç thuhet në këto të dhëna te kufiri Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë, ndërsa në kufirin Jarine një orë e gjysmë deri në dy orë. Metro shkruan se gjatë tërë verës pritjet në pikat kufitare kanë qenë tejet të gjata  dhe po vazhdojnë.



1 Comment

  1. Po shpellaret morrat e kuq na kane care menderen. Perse duhet rruga e kombit. Cfare skemi degjuar neper komentet e mengjesit dhe per cfare eshte bere ne dobi te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *