• |
ide | kryesore

Ronaldo një muaj e gjysëm në faqe të parë, sot rikthehet në Stadium

Sport



Që kur ka mbërritur tek Juventus, Cristiano Ronaldo, ka rrëmbyer shoë-n. Të gjithë flasin për portugezin, fitues i 5 herë Topit të Artë, që tani ka bërë për vetë gjithë Italinë, e jo vetëm Juventus. Prej një muaj e gjysëm CR7 ka zënë faqet e para të gazetave, pa munguar asnjëherë e 33 vjecari nuk kërkon të zhgënjejë në ditën e rikthimit në Stadium, 144 ditë nga rovjeshata që mrekulloi Torinon dhe magjepsi portugezin nga dashamirësia e tifozëve.

Në orën 18 kampionët e Italisë zbresin në shtëpi, për herë të parë në këtë sezon, me një Cristiano Ronaldo më shumë: portugezi është në kërkim të golit të parë në Seria A, kundër Lazios së Simone Inzaghi që pasi humbi debutimin, në shtëpi kundër Napoli, kërkon të ndryshojë kurs. Fitorja në Torino një vit më parë i ka dhënë besim bardhekaltërve, por duhet të bëjnë llogarinë edhe me një statistikë tjetër. Deri tani, sa herë Ronaldo ka shkelur në Stadium si kundërshtar ka shënuar 4 gola dhe dy asist në tre ndeshje.

Allegri në mbrojtje prezanton Leonardo Bonuccin, i rikthyer në një stadium ku ndoshta nuk do ti mungojnë fërshëllimat, për më tepër që është i tejmbushur në pritje për të parë kampionin portugez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *