• |
ide | kryesore

Tronditet Bayern Mynih, Coman mund të ketë humbur sezonin

Sport



Futbolli ndonjëherë është mizor e ky është rasti i Kingsley Coman, talenti 22 vjecar i Bayern Mynih që në debutimin sezonal të bavarezëve kundër Hoffenheim ka lënë fushën në minutën e 44′ në lot: dëmtim në kaviljen e majtë pas një ndërhyrje të mbrojtësit Nico Schulz. E njëjta kavilje në fakt që e kishte mbajtur larg fushave në shkurtin e kaluar dhe i hoqi të drejtën për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi.

Francezi e kuptoi menjëherë shkallën e dëmtimit dhe doli nga fusha duke caluar, pa e vënë këmbën në tokë, i ndihmuar nga stafi mjekësor i Bayern. “Ajo që ndodhi është shumë e trishtë, kam mbetur i tronditur, King ishte i jashtëzakonshëm deri në atë moment”, u shpreh mbrojtësi Joshua Kimmich.

Sezoni i Coman fillon kështu në mënyrën më të keqe. Ndërsa konfirmimi për shkallën e dëmtimit ka ardhur nga vetë klubi bavarez. “Kingsley ka pësuar një ndrydhje të ligamenteve në kaviljen e majtëdhe do të mungojë për shumë javë. Të urojmë rikuperim sa më të shpejtë Kingsley “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *