• |
ide | kryesore

Video/ Napoli i Hysaj përmbys Milanin e Higuain

F1, Sport, Video



Napoli i Ancelotit përmbys Milanin e Higuain dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për fituesit e dëshpërim më të egër të humbësit, të ndëshkuar nga njerëzit që dikur i brohorisnin. Një ndeshje e cuditshme në San Paolo, në fakt, ashtu si ishte edhe atmosfera mes shumë ish-ësh të të dy skuadrave.

Higuain kishte ndëshkuar pothuaj gjithnjë napoletanët, që kur ndryshoi ngjyrat e fanellës, por e para me Milan nuk është se shkon mirë për argjentinasin, që në pjesën e parë u kënaq duke parë Bonaventurën e Calabrian të jepnin avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.

Por në Napoli gjërat ndryshojnë shpejt, është edhe karakteristikë e njerëzve gjaknxehtë të jugut, megjithëse Gattuso nuk e kishte menduar që përmbysja do të niste nga Zielinski, autor i dy golave dhe Mertens.

Diferencën e bënë duelet e fituara me Napolin shumë më energjik 58.4% kundër 41.6%, ashtu si edhe në ajër të kaltrit u treguan zotër të fushës me 61.5% të dueleve të fituara.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare bëri pjesën e tij, si zakonisht, shumë vrap, krosime e këmbëngulje. Elseid Hysaj është një nga lojtarët e cmuar nga Carlo Ancelotti, që konfirmohet një strateg madhështor me 6 pikë të plota, ndërsa në debutim (ndeshja me Genoa e shtyrë) Milan i Gattusos dështoi të bënte goditjen e madhe, edhe pse i shkoi afër…

KLASIFIKIMI
1 Juventus 6
2 SSC Napoli 6
3 Atalanta 3
4 Empoli 3
5 Roma 3
5 Spal 3
5 Sassuolo 3
8 Parma Calcio 1
8 Udinese 1
10 Fiorentina 0
10 Genoa 0
10 Sampdoria 0
13 Chievo Verona 0
13 Milan 0
15 Bologna 0
15 Torino 0
15 Inter 0
18 Cagliari 0
19 Lazio 0
20 Frosinone 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *