• |
ide | kryesore

Video/ Pengohet City, një asist për Liverpool, Chelsea e Tottenham

F1, Sport, Video



Askush nuk e mendonte se për favoritët e Manchester City kishte ardhur dita ta bënin kampionatin më zbavitës, duke lënë pikë në transfertën që nuk pritej. E megjithatë Manchester i Guardiolës u duk “tokësor” në këtë sfidë, që fare mirë edhe mund ta humbisnin. Këtë herë në mesfushë De Bruyne u duk që mungonte dhe 1-1 i arritur nuk u ndryshua as nga Jesus e Sane që tekniku spanjoll nuk i kurseu.

Një asist për Liverpool, që nuk ngurroi të mposhte 1-0 Brighton, duke ruajtur pikët e plota. Po ashtu Chelsea e Tottenham janë në kërkim të shkëputjes në krye të Premier League, ndërkohë që Unai Emery shkoi fare pranë pikës së moskthimit, kur e pa veten në disavantazh në Emirates kundër West Ham.

Për fatin e teknikut, fantazmat e të shkuarës i fshiu Monreal, autogoli i Diop dhe Welbeck, që pas golit spektakolar në stërvitje, shënon një të vërtetë në fushë.


Wolverhampton Wanderers 1 – 1 Manchester City
AFC Bournemouth 2 – 2 Everton
Arsenal 3 – 1 West Ham United
Huddersfield Town 0 – 0 Cardiff City
Southampton 1 – 2 Leicester City

1 Manchester City 7
2 Liverpool 6
3 AFC Bournemouth 7
4 Chelsea 6
5 Watford 6
6 Tottenham Hotspur 6
7 Leicester City 6
8 Everton 5
9 Brighton & Hove Albion 3
10 Manchester United 3
11 Crystal Palace 3
12 Arsenal 3
13 Wolverhampton 2
14 Cardiff City 2
15 Newcastle United 1
16 Southampton 1
17 Burnley 1
18 Huddersfield Town 1
19 Fulham 0
20 West Ham United 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *