• |
ide | kryesore

Zemra e artë e Verratti: blen pc e vjedhur fëmijës me aftësi të kufizuar

Sport



“Ju lutem, kthejeni kompjuterin djalit tim: është mjeti me të cilin komunikon me mësuesit dhe shokët e tij”. Marco Verratti ka mbetur i goditur dhe menjëherë i është përgjigjur apelit të Gianluca Dall’Osso, i ati i Andreas, 9 vjecar, nxënës me aftësi të kufizuara në shkollën fillore Giordani në Bolonja viktimë e hajdutëve.

Mesfushori i Psg ka kontaktuar me familjen dhe ka bërë një dhurim për shkollën në mënyrë që fëmijës tiu blihet aparatura. Si raporton ‘Corriere di Bologna’, pasi është njohur me ngjarjen, Verratti ka telefonuar Patrizio Leonin, njeriu i tij i besuar, duke i kërkuar të veprojë sa më shpejt që Andrea të rimerrte pc e tij të nesërmen.

Futbollisti ka derdhur madje 10 mijë euro për ti blerë të gjitha aparaturat shkollës. “E falenderova dhe kemi biseduar që kur të jetë momenti i duhur të njihet me Andrean. Do të ishte nder për ne”, tregon i ati i Andreas, që ka folur në telefon me futbollistin e Psg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *