• |
ide | kryesore

Allegri elozhe Ronaldos, ndërsa Dybala nuk e bën çështje

Sport



Massimiliano Allegri është gjysëm i kënaqur nga fitorja 2-0 me Lazion. Natyrisht rezultati është ai i duhuri, por ka gjëra që teknikut nuk i kanë pëlqyer, ndonëse është munduar të justifikojë zgjedhjet e tij dhe mungesën e golit të Ronaldos.

“Cristiano është me ne prej 15 ditësh. Punoi mirë në fazën difensive dhe ka treguar se është një djalë inteligjent. E ka kuptuar se kampionati ita;ian është krejt ndryshe nga ia spanjoll dhe ka mentalitetin e Juventus. Pastaj të gjithë presim golat e tij që nuk do të vonojnë” u shpreh Allegri.

Tekniku i Juventus ka dashur të kujtojë edhe faktin se në skuadër duhet të bëjë zgjedhje, që natyrisht nuk i dakordësojnë të gjithë. Lënia në pankinë për 90 minuta e Dybala është kontestuar edhe nga tifozët bardhezinj, që nuk kanë ngurruar të shigjetojnë teknikun në profilin e tij në Tweeter.

Por Allegri i ka idetë e qarta: “Ka konkurencë mes lojtarëve, por këtë herë më duhej ky formacion nga fillimi. E vetmja gjë që ka rëndësi në futboll është fusha e gjelbër e unë duhet të bëj zgjedhje. Paulo është lojtari që na lidh mes linjave, e bën në mënyrë të jashtëzakonshme. Kur të kemi një kondicion më të mirë, mund të luajmë edhe me 5 lojtarë ofensivë. Por sido të jetë më shumë se 11 nuk mund të nxjerr në fushë”, përfundoi Allegri, duke mos e bërë cështje një ndeshje në pankinë të numrit 10, që pavarësisht ardhjes së Cristiano Ronaldos nuk e ka humbur vëmendjen e medias.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *