• |
ide | kryesore

Emma Watson zëvëndëson Emma Stone në filmin e ri

Paparazzi, Slider



Emma Watson, e njohur nga saga “Harry Potter”, do të jetë protagoniste e filmit “Little Women”, përshtatja e re kinematografike e regjisores Greta Gerwig.
“Variety” shkruan se do të interpretojë personazhin që më parë ishte caktuar Emma Stone, e cila hoqi dorë prej angazhimeve me filmin e “Fox Searchlight”, “The Favorite”, me skenar e regji të Yorgos Lanthimos.
Xhirimet e “Little Women”, përshtatja kinematografike prej romanit të Louisa May Alcott, do të ketë skenar dhe regji të Greta Gerwig, regjisorja që e mori famën me “Lady Bird”.
Në kastin e aktorëve janë edhe Meryl Streep, Laura Dern, Saoirse Ronan, Timothee Chalamet, ndërsa Florence Pugh është në bisedime për t’iu bashkuar këtij prodhimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *