• |
ide | kryesore

Fresk/ Merr flakë makina me bombol gazi, zjarrfikësit shmangin shpërthimin (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme, në zonën e Freskut, në rrugën nacionale Tiranë-Dajt.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se mjetet zjarrfikëse dhe policia janë vonuar rreth 25 minuta për të shuar flakët.

Dyshohet se makina është në pronësi të një qytetari nga Lindja e Mesme. Makina përdorte gazin si lëndë djegëse. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur shpërthimin e bombolës së gazit.

Policia po heton për shkaqet e zjarrit në makinë. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet, ajo që ka bërë që mjeti të marrë flakë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *