• |
ide | kryesore

Kujdes nga Ronaldo: vitin e kaluar e nisi më keq …e bëri 44

F1, Sport



Cristiano Ronaldo që nuk shënon prej dy ndeshjesh në kampionat është pak a shumë lajmi i vetëm “negativ” i këtij Juventusi i destinuar të fitojë titullin e tetë rradhazi. Në fakt duhet të jetë e qartë një gjë, ata që presin që portugezi të vendosë të njëjtat rekorde golash të viteve të fundit, duhet të mbetet i zhgënjyer sepse mbrojtjet e Serie A nuk janë njëlloj me ato të La Liga. Por të shohësh CR7 ende në kuotën zero të bën përshtypje.

Në të vërtetë, Ronaldo është bërë si motor nafte me kalimin e viteve, aq sa sezonin e shkuar u desh ndeshja e katërt (java e tetë sepse 4 të parat i humbi për shkak dëmtimi) për tu zhbllokuar e të fillonte ngadalë një rrugë që e coi deri në kuotën e 26 golave në 27 prezenca në kampionat e 44 rrjeta në 44 ndeshje të sezonit.

Kështu, që nëse Parma e Sassuolo, kundërshtarët e ardhshëm të Juventus, duhet të fillojnë të shqetësohen. Pa llogaritur që në shtator nis Champions League, terreni i preferuar i Cristianos.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *