• |
ide | kryesore

Partizani, divorci me Abdurrahimin 5 ditë nga mbyllja e merkatos, shkakton mërinë e tifozëve

F1, Sport



Fitorja e fundit në Kamëz mund të ketë qetësuar ujërat, por kurrësesi nuk ka zgjidhur problemet e Partizanit. Të kuqtë po vuajnë shumë të gjejnë statusin e pretendentit, madje edhe vetë e kanë të vështirë ta besojnë se mund të jenë të tillë e jo më tifozët. Në kohë kur tekniku Skënder Gega priste lojtarë, sidomos në sulm, për tia bashkuar Rubin Hebajt, po ndodh krejt e kundërta.

Pas Edgar Çanit, kryeqytetasit heqin dorë me mirëkuptim edhe një një tjetër sulmues, duke e lënë edhe më të varfër alternativën e teknikut. Besart Abdurrahimi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit dhe njoftimin e ka bërë vetë klubi në faqen zyrtare. 28 vjeçari ka luajtur 11 takime dhe shënuar dy gola që kur është bashkuar me skuadrën, por në kohën kur pritej që të merrte vendin si titullar, pas një periudhe përshtatje, ka ardhur divorci.

Kualiteti nuk i mungonte bjondit dhe 5 ditë nga mbyllja e merkatos ofensiva e të kuqve ka dy lojtarë më pak dhe pesha kryesore ka rënë mbi Hebajn e Prognin askush nga të dy qendërsulmues roli. Kjo mënyrë e të funksionuarit, ku më shumë lojtarë janë larguar se kanë ardhur e për më tepër me kampionatin të filluar nuk i ka pëlqyer tifozëve të Partizanit, që kanë reaguar në postimin e klubit në lidhje me largimin e Abdurrahimit, duke fajësuar drejtuesit e klubit për një merkato pa ide.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *