• |
ide | kryesore

Pasuria e Mondi Begos, Krimet e Rënda nisin hetimet për mikun e Taulant Ballës

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, i dënuar për trafik droge në Itali dhe arrestuar së fundmi në Greqi.

Vendimi vjen pas arrestimit dhe lirimit të këtij personi nga policia greke, që kërkoi verifikime nga Italia për një dënim për trafik droge dhe pjesmarrje në organizatë kriminale. Mondi Bego ka qenë një prej bashkëpuntorëve të afërt të Aldo Bares, por vitet e fundit ka përfituar disa tendera me shuma marramëndëse nga buxheti i shtetit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pranuar miqësinë familjare me këtë person, por tha se nuk ka ndikuar në asnjë rast për ta mbrotjur.

Dje, opozita publikoi faktet e reja, përfimin e miliona eurove vetëm nga OST dhe OSHEE për sistemin energjitik brenda 7 muajve të fundit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *