• |
ide | kryesore

Pranimi i emigrantëve/ “Corriere della Sera”: Vendimi konfirmon orientimin e ri të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Një nga gazetat më të mëdha në Itali, “Corriere della Sera” i ka kushtuar një shkrim të veçantë gatishmërisë së Shqipërisë për të pritur 20 refugjatë të cilët gjenden prej disa ditësh në anijen “Diciotti” pranë brigjeve italiane në pritje për të zbarkuar.

“Corriere della Sera” thekson faktin se: “një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Siçilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017, Shqipëria është një shtet ku po transferohen gjithnjë e më shumë njerëz”.

Prestigjiozja italiane zhvilloi dje një intervistë telefonike me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili sintetizon qëndrimin e qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama.

“Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”- është shprehur Bushati për “Corriere della Sera”.

Më poshtë vijon shkrimi i plotë i ‘Corriere della Sera’:

“Më parë eritreasit ishim ne, tani dëshirojmë t’ju kthejmë të mirën” – kështu Tirana shikon drejt BE-së

Ministri i Jashtëm shqiptar: Ky është një mesazh për të tjerët.

Milano: “Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sintetizon kështu për “Corriere” qëndrimin e qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Dhe konfirmon atë që është orientimi i ri i vendit ballkanik, pasi ka kaluar një çerek shekulli, nga një vend dëshpërimi – me më shumë se një milion shqiptar që braktisën vendin sidomos drejt Italisë dhe Greqisë, pas gjysmë shekulli diktaturë – në një komb dinamik dhe në pritje të muajit qershor 2019 kur duhet të çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Siçilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë, dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017. Një shtet ku po transferohen gjithnjë e më shumë njerëz, ku sipas përllogaritjeve të INSTAT (Instituti Kombëtar i Statistikave) janë 12,906 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej +3,1% në vitin 2016.

Një gjest, ky i Tiranës që “shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët”, vijon më tej Bushati. Shefi i diplomacisë shqiptare ka shkruar në “Twitter” se vendi i tij nuk mund të “zëvendësojë Evropën”. “Imigracioni – arsyeton ai gjatë një bisede telefonike – ka nevojë për një përgjigje pan-evropiane, nuk mund t’i lihet një vendi të vetëm ta përballojë, çdo kryeqytet duhet të bëjë pjesën që i takon”.

Në marrëveshjen me Romën u arrit pas disa bisedave mes institucioneve të dy vendeve. Më pas vijoi biseda telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren. Për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë, por Bushati nuk përjashton se mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi” – sqaron ai.

Ky gjest, a është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE? “Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh” – përsërit Bushati, duke hedhur poshtë idenë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. “Jemi kundër dhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”.



6 Comments

  1. Robt ku ti keni qe po e beni kete vend te pajetueshem, dhe keta kemi manget nga ju o bythqyrat e rilindjes

  2. O popull o ju te tredhur neser femijet tuaj do shkartisen me kta morracaket. Po sja futet kembet ne nje kepuc ktij gomarit te gjat te pakten per kte pune athere robt ku ti keni e mis ju mbifte fara ne jet te jeteve

  3. Ku krahasohemi ne me këta afrikanët more Bushat idioti…je gomar që të shkon mendja të bësh krahasime të tilla dhe shefi yt është dhe më gomar që kërkon të marrë 20. Ju nuk po mbani dot me bukë njerëzit këtu e po ju ikun çdo ditë me qindra në Gjermani na qënkeni në gjendje të merrni afrikanë. O hajdutët gomerë te rilindjes thirrini mendjes sa nuk është vonë.

  4. O Skender mendjes duhet ti therrasim ne qe rrime si dele dhe nuk ju qijme robt ketyre plerave. Neser do jete shume vone, sepse nuk eshte puna qe po kalon miu njehere ne mustaqe por problemi eshte qe do ta beje rruge. Ardhja e ketyre do krijoje shume probleme sociale ne ate vend qe eshte me i varferi ne Europe

    1. Ça do tu beshe ketyre tani ti ? Keta jane mafie me pushtet , mos je gje berber(pa ofeze) se me fjale keta nuk i luan dot asnjegje e gjalle . Vetem revolucioni bene pune ,po revolucion me servila , lepuj e dele une nuk kame pare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *