• |
ide | kryesore

Rakitic injoron PSG: “Asnjë nuk i afrohet Barcelonës”

Sport



Ivan Rakitic, mesfushori kroat i Barcelonës ka sqaruar me vendosmëri të ardhmen, që u vu në dyshim, pas interesimit frekuent të Paris Saint Germain. As PSG, as klube të tjera, “unë do qendroj këtu”. Kroati nuk i lë shteg asnjë spekulimi, madje injoron krejtësisht klubin francez me deklaratën e dhënë.

“Të mbrosh fanellën katalanase është gjëja më e bukur – është shprehur nënkampioni i botës në mikrofonin e TV së klubit pas suksesit ndaj Valladolid – . Askush nuk mund të më ofrojë atë që kam këtu, jam në klubin më të mirë të botës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *