• |
ide | kryesore

Video/ Serie A: Interi është përsëri i çmendur, çon dëm avantazhin e dyfishtë

F1, Sport, Video



Inter me dy fytyra në javën e dytë të Serie A. Në San Siro skuadra e Spalletti barazon 2-2 kundër Torinos. Në pjesën e parë zikaltrit dominojnë ndeshjen dhe shkojnë në avantazh të dy golave me Perisic në të 6′ e De Vrij në të 32′, aq sa u duk shumë e thjeshtë përballë një Torino që ruan freskinë fizike dhe kthehet fort në 45 minutat e dyta.



Skuadra e Mazzarri rrit ritmin dhe barazon me Belotti në minutën e 55′ e Meité në të 68′. Luhatjet e zikaltërve janë të cmendura, ashtu si Inter është gjithnjë, por ndërkohë rivalët e titullit kanë siguruar 5 pikë avantazh në vetëm dy javë.


Për të bezdisur Juventus e Napolin mendon Spal, që fiton ndeshjen e dytë rradhazi, duke kaluar 1-0 Parmën. Fiorentina luan tenis me Chievon, që nuk përsërit dot barrikadën e ndërtuar kundër Ronaldos e të tjerëve në ndeshjen e parë, por dorëzohen 6-1 në Artemio Franchi. Me stadiumin e heshtur për 43 minuta, në nderim të 43 viktimave të tragjedisë, Genoa fiton debutimin 2-1 kundër Empolit, ndërsa skuadra tjetër e qytetit dorëzohet në transfertën e Udines, minimalisht përballë bardhezinjve…

SERIA A – NDESHJET
Spal 1 – 0 Parma Calcio 1913
Fiorentina 6 – 1 Chievo Verona
Cagliari 2 – 2 Sassuolo
Frosinone 0 – 0 Bologna
Genoa 2 – 1 Empoli
Inter 2 – 2 Torino
Udinese 1 – 0 Sampdoria

KLASIFIKIMI
1 Juventus 6
2 SSC Napoli 6
3 Spal 6
4 Udinese 4
4 Sassuolo 4
6 Fiorentina 3
7 Atalanta 3
8 Empoli 3
9 Genoa 3
10 Roma 3
11 Torino 1
11 Inter 1
11 Parma Calcio 1
14 Bologna 1
15 Cagliari 1
16 Frosinone 1
17 Milan 0
18 Sampdoria 0
19 Lazio 0
20 Chievo Verona 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *