• |
ide | kryesore

Agüero në telashe: nargjilè me modelen 18 vjeçare. City i tërbuar…

Sport



Sergio Agüero mund ti kushtojnë shumë postimet e tepërta në Instagram, e për më tepër kur shoqëruesja e tij është vetëm 18 vjeç. Kohët e fundit Agüero është parë i shoqëruar me modelen 18 vjecare Lola Magnin. The Sun raporton se vajza ka shpëndarë në profilin e saj në Instagram foto të saj dhe sulmuesit të Manchester City duke tymosur nargjilè dhe një video ku për disa sekonda argjentinasi shfaqet duke thithur tymin.

Sigurisht kjo është dicka që në instancat e larta të Etihad nuk i ka pëlqyer. The Sun citon një burim brenda klubit që kritikon këtë prishje imazhi të Agueros, duke lënë të kuptohet se mund të ketë ndëshkime. “Nuk është dicka e bukur për tu parë. Agüero duhet të jetë jo vetëm një sportist në nivel të lartë, por edhe një model për ata që e shohin. E këto pamje nuk është se japin një imazh pozitiv për të rinjtë“.

Agüero vazhdon të mbrohet duke u shprehur se të dy janë vetëm miq, por prezenca e modeles 18 vjecare (ndërsa ai i ka kaluar 30…) po bëhet gjithnjë e më frekuente. “E njoh Lolën por vetëm kaq“. Mund të jetë edhe kështu, por ish-dhëndri i Maradonës, e njeh aq mirë sa për ti lejuar të postojë në Instagram video që mund ti hapin telashe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *