• |
ide | kryesore

Aksidenti me 2 të vdekur në Roskovec, flet e afërmja e djemve: Tmerri që pashë me sy

Lajme, Të fundit



Pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku dy persona humbën jetën dhe 1 mbeti i plagosur, ka folur një e afërme e djemve.
Zonja e shtëpisë ku u përplas makina, Fatmira Dogani, tregoi tmerrin që pa me sy nga aksidenti që i mori jetën Amarildo Doganit dhe Festim Doganit.

“Erdhi makina me shpjetësi, isha në oborr, pashë që 2 i vërviti i mori zvarrë, një e përplasi në mur. Ç’të shihja, u mblodh gjithë fshati, i futën në makina për t’i çuar në spital, po ç’ti çoje,” tregon ajo për Balkanweb.

“Jemi të shokuar e të trembur, kanë ndodhur dy ngjarje njëra pas tjetrës. Në fund të muajit djali i xhaxhait me dy fëmijët, sa morën veten ata mbrëmë tragjedia tjetër.

Dy të vdekur një i plagosur. Mora të plagosurin në prehër, zhurmë e madhe. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë, kemi frikë të dalim në dyqan se më kanë ndodhur 2 herë përpara shtëpisë. Që kur është bërë rruga, kalojnë shumë shpejt këtu,” tha Fatmira Dogani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *