• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo akuzohet se ‘nuk festoi golin e shokut’ përsëri… por ja e vërteta

Sport



Ronaldo tronditi botën e futbollit duke u transferuar nga Real Madrid tek gjigantët e Juventus, por ky ndryshim skenari nuk ka ndaluar karakterin e portugezit, i konsideruar egoist e që nuk feston golat e shokëve të skuadrës.

Lidhja bëhet me kohët kur luante ende për Real Madrid dhe tifozët merengues e ndjenin se Ronaldo nuk festonte nëse ndonjë lojtar i Los Blanco – Gareth Bale në vecanti– shënonte në dëm të tij.
E akuzat janë përsëritur në suksesin 2-0 të Juventus ndaj Lazio, kur Mario Mandzukic shënoi, pasi CR7 nuk arriti dot. Ronaldo fillimisht duket sikur lëviz krahun në shenjë mërzie për golin e munguar, duke shkaktuar abuzimin online se nuk është një “lojtar skuadre”.

Sigurisht 5 herë Topi i Artë mund të jetë dëshpëruar për mos shënimin e golit të parë në Serie A, por këto foto natyrisht që nuk sugjerojnë se ai ka refuzuar të festojë me Mandzukic.

Ka shumë njerëz që po mendojnë që Ronaldo do të dështojë në Itali, por pavarësisht se nuk ka shënuar në dy ndeshjet e para të kampionatit, e paevitueshmja do të ndodhë dhe golat do të vijnë…herët a vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *