• |
ide | kryesore

Dikur na quante kriminelë, tani më të mirë se francezët! Vërtet ka ndryshuar Salvini?

Kryesore, Lajme



Edi Rama ia doli të kapte edhe një herë titujt kryesorë të medieve italiane, por edhe atyre evropiane. Gatishmëria e qeverisë së Tiranës për të marrë disa emigrantë nga anija “Diciotti” me 150 persona në bord që nuk u lejua nga qeveria italiane të zbarkonte në portin e Katanias u bë lajm për shumë nga agjencitë ndërkombëtare.

Vërtet kishte mbetur Italia dhe mbarë Europa në dorë të Shqipërisë? Jo. Ta themi qartë që në fillim. Ishte çështje parimesh. Brukseli u tregua i prerë me qeverinë euroskeptike të Romës. Emigrantët do të zbarkojnë në qendrat e refugjatëve në Itali dhe më pas do të procedohet sipas marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.

Qeveria italiane këmbënguli në të sajën dhe sfidoi Bashkimin Europian duke i lënë refugjatët nga Eritrea dhe disa vende të Afrikës së Veriut për 5 ditë në kushte mizerabël në bordin e anijes. Qeveria e Conte-s  nisi bisedimet e veçuara me vendet e Bashkimit Europian për të ndarë refugjatët, ndërsa Shqipëria u vetëpropozua.

Pas kësaj, Matteo Salvini, kreu i Lega Nord, një parti e njohur historikisht për qëndrimet e saj kundër emigrantëve nisi të përdorë emrin e Shqipërisë për konsum politik.

“Unë falënderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t’u vijë francezëve”, – u shpreh zv.kryeministri italian që mban edhe detyrën e ministrit të Brendshëm.

Por a ka qenë ky qëndrimi i Salvinit për shqiptarët edhe në të kaluarën? Nëse u hedh një sy deklaratave të tij sheh se kreu i Legës ka bërë shpesh deklarata kundër hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket. Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni?”, – iu drejtua ai ndjekësve të tij në Facebook në 2014-ën, vetëm një ditë pasi vendi ynë kishte marrë statusin e kandidatit.

Ai i ka parë historikisht emigrantët si burim të kriminalitetit. Në faqen e tij në Facebook ka bërë shpesh akuza kundër të huajve. Në një prej rasteve postoi një lajm për arrestimin e një bande shqiptarësh duke shkruar: “Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, – shkruante ai.

Me afrimin e zgjedhjeve tonet e tij u zbutën në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve. Nisi të sjellë shembuj integrimi, por sapo mori detyrën e ministrit të Brendshëm gjëja e parë që propozoi ishte largimi i të dënuarve të huaj që mbaheshin në burgjet italiane.

“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj. Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona” – tha Salvini pak kohë më parë.

Marrëdheniet mes qeverisë së majtë të Ramës dhe radikalëve të Salvinit nuk kanë qenë asnjëherë “të paqeta” sepse kryesocialisti bënte fushatë për Renzin. Madje në 2015-ën kur Salvini ishte në opozitë, Rama në RAI3 do të bënte akuza të forta ndaj tij duke i krahasuar mënyrën e tij të të bërit politikë me atë të fashistëve. (video më poshtë).

Mediat në Shqipëri shpërndanë me ekzaltim frazën e Salvinit se “ne qenkemi më europianë se francezët” duke harruar se gjithçka është thjesht “politikë e ditës”. Salvini që dikur e përdorte Shqipërinë si “dele të zezë” kundër Bashkimit Europian, sot mburr Shqipërinë për të “nxirë” Europën. Rama nuk është se shqetësohet për emigrantët, (strehimi i 20 prej tyre nuk e zgjidhi problemin), por i përdori ata për të marrë pak vëmendje dhe ia arriti. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Nuk paska qene vetem per foton me Rinaldon por paska qene dhe per ca emigrante afrikane(me emigrante shqiptar eshte mbushur bota ,edhe ne groenlande kishte 4 familje shqiptare).I lumte suma,jepini ca komente buze vjoses apo lanes.

  2. Duke e dhënë kuadrn e plotë të mardhënieve të Salvinit me Ramën e mikun e tij Renci, si ka mundësi o Bushat që të mos ta kesh kuptuar se Salvini është tallur me Ramën, për këtë “ndihmë”.
    Mandej ti i përmend Salvinit, po ato akuza me të cilat ke bërë shkrime kritike ndaj qeverisë Rama.
    Nuk ka akuzuar Salvini të gjithë emigrantët shqiptare si “kriminelë” por ka akuzuar ata mafiozë të drogës qe rezultojnë të jenë të lidhur me qeverinë e Ramës, e këtë fakt e ke pohuar edhe vetë.
    Po ta kritikosh ti politikën e mbrapshtë të qeverisë Rama, paske të drejtë, e po ta bëjë këtë Salvini një kundërshtar i së majtës, qenka “antishqiptar”

  3. I paemer qeke i mencur shume,hajde dhe na hiq nje qime bythe qe ka ngelur ne piramiden e Keopsit.Ishalla te jep zoti emer se ngele kopil i bashkise.

    1. Duket se do të kesh qenë në efektin e drogës si Rama kur ke lexuar komentin tim, oj bërzhidë !
      Po ç’lidhje paskan unë me “bashkinë” për ato që kam shkruar o kaqol ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *