• |
ide | kryesore

I riu në Porto Palermo godet me makinë çiftin me fëmijë, ishte i dehur

Lajme, Të fundit



Policia e Vlores ka arrestuar në flagrancë nje te ri nga Tirana. Policia e Vlores ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin Elio Tushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policise ky shtetas pranë “Porto Palermos” duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike automjetin e markës “Skoda” me targa AA 139 SY, ka goditur një automjet tjetër tip “Peugeot” me drejtues shtetasin D.Z, që po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi 

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugor Vlorë – Sarandë pranë “Porto Palermos” duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike automjetin e markës “Skoda” me targa AA 139 SY, si dhe ka goditur një automjet tjetër tip “Peugeot” me drejtues shtetasin D.Z, që po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *