• |
ide | kryesore

Ish-agjenti i CIA-s:Unë jam vrasësi i Bob Marley

Paparazzi, Slider



Një deklaratë e cila ka tronditur opinionin publik ka ardhur nga ish-agjenti i CIA-s Bill Oxley 79-vjeç i cili është shprehur se ka vrarë ikonën e muzikës “Reggae” Bob Marley. Ky i fundit u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare nga sëmundja e kancerit duke shkaktuar një dëshpërim tek të gjithë fansat e tij e jo vetëm.

Por Oxley ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se vrasja e Marley ishte në listën e shtatë vrasjeve që u bënë me urdhër të qeverisë amerikane nga vitet 1974-1985.

Ai pa asnjë kompleks e ka pranuar vrasjen duke thënë se CIA ishte vetë ligji dhe çdo urdhër zbatohej me përpikmëri. Gjithashtu ai ka treguar edhe mënyrën e vrasjes.

“Unë i kam shkuar në shtëpi Bob Marleyt dhe i jam prezantuar si një fotograf i “New York Times”. I dhurova një palë atlete në shenjë respekti dhe aty ishte fundi i jetës së tij. Kur ai i provoi brenda kishte një gozhdë e cila ishte me viruse kanceri dhe ai bërtiti nga dhimbja që i shkaktoi.” – është shprehur ai gjatë intervistës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *