• |
ide | kryesore

Kujtim zemërthyes, Fiorentina e nis kampionatin…me Astorin

Sport



Davide Astori është gjithnjë me Fiorentinën. Klubi viola nuk e ka harruar mbrojtësin e ndarë nga jetë 4 marsin e kaluar dhe në debutimin në Franchi, për sezonin 2018/2019, ka dashur ta kujtojë duke varur fanellën e tij në dhomat e zhveshjes, përa sfidës me Chievo. Në foton e postuar nga toskanët në profilin e tyre zyrtar në Instagram shkruhet: ‘Gjithnjë me ne’ dhe hashtag “DA13” një xhest që ka prekur të gjithë tifozët.

“Davide është gjithnjë me ne” fjalët e Stefano Pioli në vigjilje të ndeshjes Fiorentina-Chievo: deklarata që kanë gjetur mirëkuptimin edhe të Tomovic, që ka kujtuar ish-kapitenin pas golit të shënuar në Franchi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *