• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse po i merr Rama emigrantët afrikanë

Arkiva, Kryesore



Nga Fatos Lubonja

Në të njëjtën ditë kur mësuam se Kryeministri ynë, pasi ka mbyllur me nxitim mbledhjen e qeverisë, paska marrë një helikopter Vlorë– Rinas dhe pastaj një çarter Rinas-Torino për të parë ndeshjen Juventus- Lazio e për të bërë një fotografi me Ronaldon, mësuam edhe se qeveria na paska vendosur të bëhet zgjidhëse e krizës Itali- BE rreth emigrantëve të anijes “Diciotti”. Ajo paska vendosur të marrë në Shqipëri 20 nga 170 emigrantët e lënë në det nga ministri i Brendshëm italian Salvini, ndaj të cilit, për këtë, Prokuroria e Agrigentos ka lëshuar akuzën për sekuestrim personash.

Salvini ishte i pari që e dha lajmin, duke falënderuar Shqipërinë, të cilën ia kundërvuri një Europe që “fa schifo” (të bën për të vjellë) sipas tij. “Bravo Albania”, – thanë shumë italianë. Por, po të dëgjosh analistë që flasin për krizën e shkaktuar nga Salvini, shumica pajtohen në mendimin e Europës se Italia nuk ka një alarm emigracioni, sepse zbarkimet në brigjet italiane janë ulur shumë, se ka shumë më tepër zbarkime në Greqi dhe në Spanjë – duke shtuar se këtë alarm Salvini e ka si kalë beteje elektorale. Rastin në fjalë, sipas së përditshmes “Il Fatto Quotidiano”, ai e përdori për t’i rrëmbyer skenën mediatike partnerit kundërshtar në qeveri, Cinque Stelle, që ia kishte rrëmbyer me rastin e tragjedisë së urës “Morandi” në Genova. Analistët seriozë italianë thonë po ashtu, se alarmet e vërteta të Italisë janë të tjera nga alarmi emigracion; janë alarme që kërkojnë një punë serioze të qeverisë dhe jo fushata elektorale permanente, që mbulojnë paaftësinë për t’u marrë seriozisht me alarmet e vërteta dhe për t’i zgjidhur ato.

Dhe ja ku dalim te Kryeministri ynë dhe vendi ynë. Po ai, pse e mori dhe si e mori këtë vendim? Italianët jo, por ne që e njohim siç njohin ata Salvinin, e dimë se e mori për të mbuluar alarmet e vërteta që ka Shqipëria, ndër të cilët, paradoksalisht, kryesori lidhet me faktin se në qeverinë Rama, që po pret emigrantë, numri i shqiptarëve që braktisin vendin ka një rritje dramatike. Ashtu si Salvini, edhe ai po manipulon me dramën e emigrantëve eritreas. Por midis manipulimeve të Salvinit dhe atyre të Ramës ka një diferencë interesante. Salvini manipulon drejt, Rama me spond. Salvini synon të manipulojë italianët kundër Europës, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e akumuluara prej tyre gjatë viteve sikur fajin ua ka Europa, kurse Rama synon të manipulojë italianët dhe europianët për të manipuluar pastaj shqiptarët sipas parimit: nëse do të sundosh shqiptarët, manipulo ndërkombëtarët.

Ç’kuptoj me këtë? Duke ndjekur në “Facebook”-un e ministrit Bushati komentet e lajmit, nuk mund të mos të të binte në sy ndarja midis italianëve dhe shqiptarëve. Italianët falënderonin për solidaritetin, kurse shumica e shqiptarëve e konsideronin një akt “hipokrizie”. Një komentues shkruante: “Nuk bën fare sens logjik që ju të ofroni ndihmë për emigrantët e huaj, ndërkohë që me dhjetëra bashkëkombës lënë Shqipërinë çdo ditë. Dhe mos thoni se ata e lënë Shqipërinë nga zgjedhja e tyre personale. Ju e dini shumë mirë se ata ikin sepse Shqipëria ua ka këputur shpresat me të madh e me të vogël, sepse kanë një të ardhme të pashpresë e të mbytur me skamje, shtypje e padrejtësi”.

Një tjetër i përmendte Bushatit fëmijët shqiptarë, që prindërit i braktisin qëllimisht në Itali dhe që po i mbajnë Caritaset italiane, duke i bërë thirrjen: “Lëri fasadat e shikoje realitetin në sy… mos u bëni gazi i botës!” Ishin të shumta edhe komentet e papranueshme raciste kundër sjelljes në Shqipëri të të zinjve, dhe, duke e ditur se shqiptarët janë më racistë se italianët në këtë drejtim, nuk është vështirë të mendosh se jashtë “Facebook”-ut këta janë edhe më të shumtë. Megjithatë, Rama nuk e përfill elektoratin që përfaqësojnë gjithë këta komentues.

Si ka mundësi, do të pyeste dikush. Sepse Edi Rama vazhdon të aplikojë parimin: nëse do të sundosh shqiptarët, manipulo ndërkombëtarët, të cilin e ka çuar në shkallën më të lartë të suksesit. Ai vazhdon të mendojë se kompleksi i inferioritetit të provincialit, kombinuar me mungesën e besimit në institucionet dhe elitën e vendit, i bën shqiptarët të përulen përpara vlerësimit të të huajve, i bën kundërshtarët të mbyllin gojën dhe dyshuesit të anojnë nga zgjedhja ndërkombëtare. Kështu, ai mendon se ky akt do të ushqejë imazhin, për të cilin ka kohë që punon në Itali, se nga vend eksportues emigracioni, Shqipëria është kthyer në vend pritës emigracioni (madje dhe italianësh).

Të nesërmen e lajmit, “Corriere della Sera” vërtetoi se ky manipulim funksionon, paçka se mediat franceze, gjermane, holandeze e jo vetëm kanë kohë që shkruajnë për azilkërkuesit e panumërt shqiptarë në rritje (Che schifo da vero këto mediat italiane). Pastaj, imazhi i rremë i Shqipërisë që ka ndryshuar mund ta ndihmojë në hapjen e negociatave dhe gjithë ky vlerësim do t’i mbulojë alarmet e vërteta të Shqipërisë, të cilat manipulatori jo nuk mund, por nuk do t’i zgjidhë, pasi zgjidhja e tyre kërkon largimin e tij dhe të njerëzve të krimit rreth tij nga pushteti.

A do të ketë sukses manipulimi me këta gjynahqarë që, në vend se në Perëndim, do ta shohin veten në një nga vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në vendet Perëndimore (që tani do të kenë një motiv më shumë për t’i kthyer azilkërkuesit shqiptarë), më raciste ndaj të zinjve dhe krejt jashtë standardeve europiane? Ndoshta edhe po, por edhe dyshoj sepse më duket se qoftë brenda, qoftë jashtë vendit “rrogozi” i Ramës: ‘manipulo ndërkombëtarët për të sunduar shqiptarët’, po fut shumë ujë, shumë.

Megjithatë, kur prek të prapmet, Kryeministrit i dalin gjithmonë të thata. Kështu i thonë edhe të gjitha ata që ka përreth, që edhe pse i shohin njollat e ujit gjithandej, nxitojnë t’ia “thajnë”, sepse interesi i tyre është i lidhur ngushtë me mbajtjen e kësaj gënjeshtre dhe këtij manipulatori në këmbë. Përndryshe, nuk do të merrte guximin për të marrë vendime të tilla me po atë guxim papërgjegjshmërie, që e bën t’i duket normale të marrë helikopterin dhe pastaj çarterin për të parë ndeshjen Juventus-Lazio dhe për të bërë një foto me Ronaldon.

Edi Rama dhe charteri i Igli Tares

Gëzimi i një kryeministri për një foto me Ronaldon

 



15 Comments

  1. Ai është autokrat, i korruptuar, arrogant, inferior, mizor, i pashpirt, shtypës dhe dështak, humbës, tutkun dhe analfabet politik, dinak, i lig, armik i eger i republikës, demokracisë dhe lirisë, shef i kartelit të drogës shqiptare, njësh me krimin dhe kriminelët, i kapur dhe në shërbim të interesave të kundërta me interesat e kombit dhe të shtetit tonë, kryeoligark dhe pjesë e oligarkisë së urryer të Shqipërisë, bashkëpërgjegjës kryesor për varfërinë, papunësinë dhe eksodin ekstrem të rinisë shqiptare.

  2. O Fatos, ti ben nje analize, si gjithmone per tu pershendetur. Dua te te pershendes , se je nga ata shume pak, qe kane ngelur, qe i kane rezistuar joshjeve financiare, kercenimeve dhe presioneve kriminale dhe beni opoziten reale ne kete vend.
    Mendoj qe ky vend nuk qeveriset, nuk mban kush pergjegjesi si shkojne punet ketu. Jemi nje vend i varfer, ku ka mjerim dhe fukarallek, por ky kryetari i rilindjes, pervec se shtoi varferine dhe kriminalitetin e ka lene realitetin ne Shqiperi te shkas drejt pasigurise per te ardhmen, dhe mungesen e shpreses.
    Nuk di se si nje showman i peshtire i ketyre permasave qendron akoma ne krye te ketij shteti. Cdo gje eshte fasade , propogande, ju shiten njerezve per vlera, antivlerat me te medha te kesaj shoqerie. Keta jane nje bande perverse, nje sekt ku ne vend te moralit dhe karakterit, mbizoterojne orgjite dhe pabesite. Bejne si te moderuar, si cuna trendi por jane ca b.q cuna legena.
    Kjo eshte rilindja, dhe ky eshte Edi Rama.
    Te lutem mos e krahaso me Salvinin ne Itali, se nuk ka lidhje.
    Rilindja eshte fallco, bosh , ka te bej me nje realitet virtual, qe ju shitet njerezve per te vertete.
    Si ato videot 3 d te kryerilindasit tone te shquar.
    Ndaj besoj kaq e paten dhe keta.
    Duhet krijuar nje kaste njerezish patriot qe te marr ne dore kete vend, dhe te zhduk kete race te qelbur politikanesh, qe e kane uzurpuar dhe po e mjelin per 30 vjet.

  3. Fatos te quash hipokrizi veprimet e tij eshte pak, ky i emigranteve eshte plan ogurzi e mafioz. Burokratet e koorruptuar te Brukselit kane gjetur sharlatanin me adap per keto pune, ushtarin me vital te Sorosit qe operon ne nje terren te brisht si ky i yni, ku antivlerat u shiten si vlera shoqerise, dhe siguria per jeten eshte zero

  4. Sipas tosit rama po luan gjithe politiken eropiane,kaqe i zoti qenka ky qerata qe ngatarron dynjane per kapital politik.kur dhe ti u bashkove budallejve qe kerkojne gurin qe hodhi ne publik rama pra foton me ronaldon.kesaj i thone qe i bene reklam pa para.

  5. Ta kishe thene troç Lubonja, “nëse do të sundosh shqipëtarët koorupto ndërkombëtarët”, do ishte më e saktë kështu. Por para se ta bënte ketë, kapi mediat dhe tv kombëtare dhe me ato shantazhoi gjyqësorin deri sa e bëri të tijin e më pas e shpartolloi. Për këtë janë të gjithë përgjegjës pasi si ti dhe të gjithë ne u treguam kosmopolitanë kur mbështetëm një person të tillë të vij në pushtet

  6. O ju legenat e ps lubonja sblihet me leke si puna juaj që dhe gojen ekeni bere si bythe tani shikoni per ndonje gabime se per Men keni sabriun

  7. Ai i pa emri -i -RIVDEKJES-qe ka komentuar ketu ne kete faqe duket qe eshte –puro-fshatar-me gomere eshte marre se ja u diterka dhe gjuhen atyre ,mos ju zemroni se sa per nje gajdur paska tru.dhe nga gjatesia sa ndonje -liliput-duhet te jete se shkenca e ka treguar se aftesia e trurit nga ndonje here per te menduar dhe shkruar varet nga zhvillimi tupur ose truri i tij eshte me sindromen e autizmit.

  8. Ai i pa emri -i -RIVDEKJES-qe ka komentuar ketu ne kete faqe duket qe eshte –puro-fshatar-me gomere eshte marre se ja u diterka dhe gjuhen atyre ,mos ju zemroni se sa per nje gajdur paska tru.dhe nga gjatesia sa ndonje -liliput-duhet te jete se shkenca e ka treguar se aftesia e trurit nga ndonje here per te menduar dhe shkruar varet nga zhvillimi trupor ose truri i tij eshte me sindromen e autizmit.

  9. Ka tani mbi pesë vite që edhe me ndihmën e Lubonjës, në krye të qeverisë është Edvin Kristaq Rama.
    Nuk po ja përmend emrin e të atit siç bën Rama e fundërinat që i shkojnë pas , që për “hakmarje” prej idiotësh, e përmendin emrin e Berishës duke i shtuar edhe emrin e të atit.
    Babai i Edvinit, Kristaqi, i përmendet atij se është i lidhur me një fakte konkret të ndodhur.
    Si antar i presidencës së diktatorit të fundit komunist, besoj e kanë parë të gjithë shqiptarët emrin e firmën e tij, për vendimin e “presidencës” për varjen e një poeti kuksian, vetëm se mendonte ndryshe nga komunistet.
    Por për çfarë arsye përmendet emri i babait të Sali Berishës , Ramë Berisha ?
    Një malsor i thjeshtë patriot nga Malësia e Dukagjinit, që nuk ka dalë kush, qoftë edhe nga fshati i tij për ta akuzuar për ndonjë mëkatë.
    E nisa me këtë absurd, për të shkuar tek mania e Lubonjës që edhe pasi ka pesë vite, pa llogaritur vitet e mëparëshme kur ka qenë mik i Ramës , që ky kryeministër le shkas për kritika nga të gjithë, pasi bën disa marrëzira në ditë. E pra që Lubonja kritikon Ramën, kjo nuk më duket një trimëri apo heroizëm. Edhe po të “lodhet” Lubonja ta kritikojë më, nuk i ri mender me thënë b…. Ramës e do të bëjë njerën proçkë pas tjetrës.
    Lubonja si Lubonja.
    Edhe sikur njëqind proçka të bëjë Rama, bën si bën dhe e nxjerr mllefin edhe me ndonjë Salvin “populist”, siç po i quajnë propoganduesit soroistë, të gjithë ata politikanë të djathtë që si “ideollogji”, kanë mbrojtjen e interesave të kombit të tyre.
    Mund të kem edhe unë si një shqiptar, pjesë e emigracionit , ndonjë rezervë për qëndrimet e ashpra që mban Salvini ndaj emigracionit masiv që ka mësyer Italinë. Si shumica e shqiptarëve, kam edhe unë shokë, miq e të afërm familjare që kanë emigruar në Itali e nuk më vjen mirë të dëgjoj Salvinin të flasë me përbuzje për ta.
    Por tek e fundit, ai është i shqetësuar, me aq sa i ka kapacitetet e tij të gjykimit, se Italia nuk i përballon dot gjithë këtë emigracion të madh e kërkon që emigrantët hallexhij të ndahen në përpjestim edhe në vendet e tjera të BE.
    Që e ka merrak se midis këtyre emigrantëve ka edhe terroristë islamikë apo mafia të drogës shqiptare, edhe për këtë nuk mund ti vesh faj.
    Sipas Lubonjës, e paska përshëndetur Salvini Ramën, që e paska shpëtuar nga halli Italinë duke marë 20 emigrantë për ti strehuar në Shqipëri e me këtë qenka bërë mik e njëlloj si Rama.
    Por jo mor i dashur Ljuba.
    Rama është mik i renacakut Renci e i Mogherinit të BE e jo mik i Salvinit, e këto 20 emigrantë nuk kërkoi ti merte për ti bërë “nder” Salvinit, por me mendimin se do ta duartrokasë Komisioni europian të cilit është gati t’ju puthe këmbet, që t’ju mbushet mëndja të thonë një fjalë të mirë për te, për të ruajtur pushtetin që po i shket.
    Rama po bën të kundërtën e Salvinit. Edhe pa i kërkuar kush, edhe duke e ditur që BE është e shqetësuar që nga Shqipëria i kanë ardhë në këto pesë vite 500 mijë emigrantë nga Shqipëria, e për lotarinë amerikane kanë aplikuar këtë vit një numur rekord shqiptarësh, 367 mijë kryesisht të rij, e ai bën marrëzira për të strehuar afrikanë në Shqipëri. Që Rama më këtë, jo vetëm që ka bërë një veprim flagrant antikombëtar, ndryshe nga Salvini, por ka bërë një marrëzi që vetëm koka e një të marri mund ta mendojë.

  10. Ti jeton ne amerike me parate e salivarit.kur te kesh kohe o loqe flej gjume se ndryshojne dhe oraret,te bene mire ti komunistidemokrat.

  11. Te rrish nenpushtet, ne menyre kaq anonime, kaq pa gjurme si per inerci, vetem me Ramen po ndodh. Ndonjehere behet analize politike, dhe lidh kete pafillon tone me zhvillimet nderkombetare. Eshte lidhje e gjate, dhe besoj pa kuptim. Rama jeton ne realitetin e vet, po mbledh leke te madh, dhe mendon per EXIT. Ketu eshte ai dhe soji tij i perqendruar. Rama eshte krye loqe. Ben interesantin , por eshte fiasko. Pa asnje vlere , sia vlen ta komentosh kaq gjate. Ketu qeveris nje pjese agaci, nje pjese fuga, nje pjese gjiknuri, nje pjese ahmetaj dhe lali eri. Keta i mbledhin dhe ja cojne. Keshtu funksionon. Kjo eshte qeverisja e ketij kryetari te ripjerdhjes.

  12. Nuk behet vendi me evgjiter fshatare gej. 365 mije kerkesa per vize jane pak mendova se do jene 2 milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *