• |
ide | kryesore

Lubonja: Vendimi i Ramës për emigrantët, njësoj si ai për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazio

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nga studio e News24 në rubrikën “Opinion” zhvillimet e fundit në vend dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama për një marrë emigrantë nga Italia.

Ai tha se ky është një vendim i papjekur duke shpjeguar se Shqipëria nuk ka kushte si një vend jo i BE-së. Lubonja tha se vetë Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në Europë.

“Vendimi për emigrantët një vendim ‘alla ama’, i papjekur. Mund ta krahasoj me vendimin për të ndjekur ndeshjen Juventus-Lazio, mori një helikopter, pastaj një charter. Është i njëjti stil. Shqipëria nuk është brenda BE-së dhe nuk ka kushte. Ka numrin më të madh të emigrantëve. Emigranti kur mendohet që do vijë në një vend, mendohet që ai vend ka kapacitetit, që do integrohet”, tha Lubonja.

Ai theksoi se Rama po kërkon të manipulojë ndërkombëtarët që të nënshtrojë shqiptarë.

“Qëllimi politik i Salvinit që e instrumentalizon këtë betejë është se ishte kalë beteje i tij, e para Italia. Ndërsa këtu kemi një instrumentalizim dhe instrumentalizimi është që manipulon ndërkombëtarët që të nënshtrosh shqiptarët. Sepse do t’i krijosh të huajve idenë se këtu është një gjendje tjetër dhe shqiptarëve tu shpëlash trutë. Nuk kemi nevojë për një njeri që reklamon dhe thotë se ka bërë gjëra që nuk i ka bërë”, tha Lubonja duke komentuar protagonizmin e kryeministri.

Ai tha se Italia ka një plan për të dalë nga Europa dhe se Shqipëria me këtë vendim të Rama po i shkon përshtat planit B.

“Italia ka një plan B për të dalë nga Europa. Tani ti që ke aq shumë nevojë për Europën, i shkon përshtat këtij plani. Italia ka një plan, Salvini thotë ‘Europa fa schiffo’. Një nga qëllimet e atij ministri është gjetja e vendeve partnere jashtë Europës”, deklaroi analisti Lubonja

Për sa i përket çështjes së kufijve, Lubonja tha se liderët e Serbisë e Kosovës , kanë një mbështetje.

“Po ajo që më shqetëson mua është nga erdhi kjo mbështetje, mbi ç’ide erdhi kjo mbështetje. Shkuarja e shteteve etnikisht të pastra është një regres”, theksoi Lubonja.



4 Comments

  1. Doni apo s;doni, ju rilindas qe po percelloheni nga dita ne dite nga lugateria e qeverise suaj kriminale, ta pranoni, e te kundershtoni, s;dini tjeter por vetem te kunderviheni si mendimtar te se keqes qe keni mbjelle, dhe me te do korreni tere ju rilindas qelbesire , si besnik te psikopatit drogmen qe keni ne krye.

  2. Çte thuash ? Ke te qashe me pare eshte bere ky vend . Po nuk ju drodhen leqet e kembeve ketyre te politikes nuk behet me ky vend . Duhet revolucion , ne te gjitha kuptimet e mundeshme te revolucionit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *