• |
ide | kryesore

NBA, Simboli i San Antonios, Manu Ginobili, tërhiqet nga sporti

Sport



Përfundon sot karriera si lojtar i basketbollit për Manu Ginobili. Argjentinasi, në fakt, ka njoftuar tëheqjen e tij në moshën 41 vjecare, pavarësisht se kishte edhe një vit kontratë me Spurs. 16 vjet në Nba, të gjitha me fanellën e San Antonios me katër tituj kampion të fituar (2003, 2005, 2007, 2014).

Mbrojtësi i San Antonios ka shkruar historinë në Teksas me 1057 ndeshje të luajtura e 14043 pikë të shënuara: një flamur i vërtetë. “Sot, me emocione të përziera, po njoftoj tërheqjen time nga basketbolli. Mirënjohje pafund për të gjithë (familjen, miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët, tifozët) të përfshirë në jetën time në 23 vitete e fundit. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Përtej ëndërrave të mia më të çmendura”, ka shkruar kampioni në Tëitter, për ti dhënë lamtumirën parketit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *