• |
ide | kryesore

Pa CR7, Messi ka një tjetër rival: Ramos barazon rekordin e argjentinasit

Sport



Nuk janë spektakolarë si ato të Ronaldos, por golat e Sergio Ramos në Liga janë një garanci. Kapiteni i rekordeve për Real Madrid që, me golin e shënuar me 11 metërsh kundër Girona, ka realizuar të paktën një gol në 15 sezonet e fundit. Rekord i barazuar për spanjollin që arrin në krye të klasifikimit Lionel Messi që gola, në fakt, ka shënuar shumë më tepër, 385. “Vetëm” 56 janë ato të Ramos që megjithatë i ka shtuar vetes një tjetër rekord.

Nga 26 shtatori 2004 në 26 gusht 2018, këto janë datat e rekordit të Ramos. Goli i parë i mbrojtësit goleador ka ardhur në minutën e 44′ kundër Sociedad në javën e 5 të kampionatit 2004-2005, kur vishte fanellën e Sevilla, i fundit në të 39′ e Girona-Real Madrid për barazimin provizor të Los blancos.

Me golin numër 56, kapiteno i Real Madrid është mbrojtësi që ka shënuar më shumë në Liga në shekullin e 21°, 25 gola më shumë se ish- Athletic Bilbao Andoni Iraola. Numri 4 i Real synon tani vetëm vendet e para të renditjes të mbrojtësve me më shumë gola në Spanjë: para tij janë vetëm Fernando Hierro (105 gola) e Ronald Koeman (67).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *