• |
ide | kryesore

Parashikimet e Idrizit: “Një herë mundëm Kukësin e fituam Kupën, tani nuk e di cilën kupë do fitojmë…!

Sport



Merkato e kujdeshme, një trajner fitues, rezultatet që po vijnë, gjithcka të bën të shpresosh që në Vlorë është viti i duhur. Dështimet e viteve të fundit e kishin bërë skeptik ambjentin, por sidomos pas fitores me Kukësin gjërat duken ndryshe.

Aq ndryshe, sa administratori Sinan Idrizi ka filluar të bëjë edhe parashikime, të lidhura me statistika apo skaramanci: “Di që për pesë vjet nuk kemi fituar asnjëherë me Kukësin. Kemi fituar vetëm në një finale të Kupës së Shqipërisë dhe e kemi marrë atë trofe. Këtë vit jam i sigurt që pas kësaj fitoreje do të marrim një kupë, se çfarë do të marrim nuk e di”, ekzaltohet Idrizi, që të gjithë shpresën e ka tek titulli kampion.

Ilir Daja i ka dhënë një fizionomi lojës dhe shumë më shpejt nga se pritej. Lojtarët po përgjigjen në fushë, por ndoshta një dhuratë në sulm tekniku do ta kishte mirëpritur. Busic është nga ata që imponohen në zonë, por mardhënien me golin nuk është se e ka aq të mirë sa duhet për një nga ata sulmues që tërheqin skuadrën drejt titullit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *