• |
ide | kryesore

PD: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me PS për reformën zgjedhore

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka hedhur poshtë lajmet për arritjen e një marrëveshje me socialistët për reformën zgjedhore.

“Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur. Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigranteve” – shkruan bashkëkryetari i komisionit për këtë reformë, Oerd Bylykbashi.


“Sistemet zgjedhore vendosen për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigranteve do t’i përshtatet sistemit zgjedhor ‎që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që u takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të behet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019” – shkruan Bylykbashi.

“As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion!” – thotë deputeti i PD-së.

3 Comments

  1. Ky edhe ketu genjen se kete nuk e tha PS-ja por ajo austriakaja(me duket se ishte) . Kerkoni te lani mutin me shurre . Nese veproni ne kete menyre destinacioni i juaj dhe i PD eshte shkrirja si parti . Nuk me vjen aspak keq per ju por per te gjithe ata qe besuan verberisht tek ju . Jeni te paskrupullt .

  2. Si nuk thote njeri qe PD distancohet nga arroganca, populizmi, nepotizmi, korrupsioni..Te gjithe duke folur per drogen…delusion..total

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu