• |
ide | kryesore

Rekord i frikshëm/ 367 mijë shqiptarë aplikuan për Lotarinë Amerikane

Kryesore, Lajme



Ndërsa i afrohemi muajit tetor kur rinisin sërish aplikimet për Lotarinë Amerikane, bëhen publike të dhënat e atyre që aplikuan tetorin e shkuar. Shifrat janë të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria. Rreth 367 mijë shtetas shqiptarë kërkojnë të largohen nga vendi në kërkim të ‘ëndrrës amerikane’. Ky është numri më i madh i aplikimeve në dhjetë vitet e fundit. Praktikisht Shqipëria është vendi i parë në Europë me rreth 17% të shtetasve të vetë mbi 20 vjeç, me të drejtë aplikimi, që duan të largohen drejt SHBA-së. Shifrat janë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pas uljes së ndjeshme të flukseve të mëdha për azil në Gjermani dhe refuzimit të kërkesave, shqiptarët shohin Lotarinë Amerikane si shpresën e vetme për t’u larguar.

Tabloja është shumë e trishtë për një vend të vogël si i yni, i cili është duke u zbrazur vit pas viti. Përse duan të ikin shqiptarët nga sytë këmbët? Dhe ata që aplikojnë për Lotarinë Amerikane apo orvaten të sigurojnë viza pune në vendet e BE-së, nuk janë njerëz krejt të zakonshëm. Por bëhet fjalë për persona të shkolluar dhe që minimalisht kanë një punë apo një status të caktuar. Nëse i referohemi shifrave të OKB-së, pritet që popullsia e Shqipërisë të përgjysmohet deri në fudn të shekullit. Politika, sistemi i drejtësisë, ekonomia, arsimi, punësimi, varfëria e shumë çështje të tjera po i detyrojnë shqitarët të largohen nga vendi i tyre. Ndonëse çdo ditë flitet për rritje ekonomike nga qeveria, për invenstime apo edhe rilindje, faktet tregojnë të kundërtën.

Shqiptarët nuk duan të rrimë më në këtë vend. Dhe po e bëjnë këtë në një eksod të madh, eksod i cili po e zhvesh Shqipërinë nga shqiptarët. Eksod për të cilin askush nuk po flet. Eksod i cili, me shumë mundësi është tragjedia më e madhe e këtyre 27 viteve tranzicion.  Nga tetori në tetor, vit pas viti, numri i shqiptarëve që aplikojnë për Lotarinë Amerikane vjen duke u rritur.

Kjo nuk shpjegohet me ‘ëndrrën amerikane’, por papunësia, keqqeverisja, korrupsioni dhe shumë probleme të tjera që vijnë prej politikës, të cilat i detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën. Në shtatë vitet e fundit, njerëzit që kanë ikur janë të barabartë, ose më shumë sesa numri i banorëve që ka qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri, me 302 mijë banorë. Më pas renditet qarku i Durrësi me 285 mijë. Emigracioni, së bashku me rënien e lindshmërisë janë arsyet kryesore që po çojnë në tkurrjen e popullsisë.

Ende sot pas 27 viteve tranzicion, numri i atyrë që duan të ikin nga Shqipëria është ku e ku më i lartë sesa numri i atyre që duan të kthehen. Njerëzit po largohen sepse kanë intuitën të kuptojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri, si dhe parandjejnë atë që i pret nëse vazhdojnë të jetojnë në këtu.

© LAPSI.al 



10 Comments

    1. Fatin??!! Nuk po ikën njeri të kërkoj fatin, po ikim nga dëshpërimi që na ka kapluar si pasojë e keq qeverisjes në këto vite. Po ikim sepse ka humbur shpresa dhe nuk ka më as tunel që të kërkosh për dritën në fund të tij, dhe atë e kanë shkatërruar. Por dhe Juve zotëri do vij dita kur do kërkoni “fatin” pasi të kenë ikur shumica s’do ketë kush të pagojë më taksa. Detyrimisht baza e taksave do rriten për ata që do jetojnë aty derisa të bëhen totalisht të papërballueshme!

    2. Dil e kërko “fatin” tënd në nërpër botë o rrugaçi mafioz enverist Bert !
      Fati i fundërinave si ti, është fati i mafiozëve që kalben nëpër burgje.

  1. 367.000 jane shume pak. Si duket se ka ditur pjesa tjeter! Nese hapen kufijte, dhe te pret dikush matane, ne kete vend nbetet parlamenti, qeveria, drejtoret e pergjithshem, rama linda dhe zaho. 1 charter dhe 2 helikopter. Dhe merr forme oborri i krye rilindasit dhe sektit vete.
    Ky eshte dhe qellimi, i te berit te gjithckaje zi e me zi. Keshtu qe ne rregull jeni, po ja arrini.

    1. Po edit kush do pastroj mutin me kar ??per ato qe se dine ai keshtu e ka preferencen ja ka shkruajtur ne leter shokut te dikurshem tani drejtor ne bashki .prandaj me ditkeqin po merr eritreas te plotsojne nevojat personale

  2. Do presim te ktheheni ju per te drejtuar vendin jeni shkolluar andej keni fituar eksperince jeni mire financiarisht pasketaj ktheuni ne vendin tuaj dhe ndertoheni ashtu sic dini ju,vendi ju pret.

  3. Keta politikane plehra gjoja u nisen te bejne shtet dhe ku po shkojne… po shkaterrojne nje komb. Njerezit po ikin jo vetem per te fituar me shume para, por per te jetuar si shtetas normale. Do mbesi vetem parlamenti me servilet e tyre ne kete territor qe deri tani quhet shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *