• |
ide | kryesore

Shqipëria e heton korrupsionin më pak se të gjitha vendet e Rajonit

Lajme, Të fundit



Shqipëria përgjatë kësaj dekade ka pasur numrin më të ulët të çështjeve të hetuara për korrupsion në raport me vendet e tjera të Ballkanit sipas një krahasimi që ka bërë Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC).

Sipas të dhënave shihet se, Shqipëria hetoi për korrupsion vetëm 0.51 % të çështjeve të hetuara gjithsej gjatë vitit 2016, teksa në vendet e tjera të Rajonit, numri i çështjeve të hetuara ishte shumë me i lartë.

Në Bosnje në vitin 2016 rreth 14 për qind e investigimeve të prokurorisë ishte për çështjet e korrupsionit.

Në Malin e Zi gjithashtu rastet e korrupsionit zunë 10.5 për qind të çështjeve të hetuara dhe në Serbi 9.97 për qind.

Madje edhe Kosova kishte çështje të hetuara për korrupsion gati sa dyfishi i Shqipërisë, ku rreth 1.1 % e hetimeve i dedikoheshin rasteve të korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit është një ndër kushtet kryesore të vendit për integrimin në BE.

Teksa studime dhe indekse të ndryshme e nxjerrin Shqipërinë si një ndër vendet me të korruptuara në Rajon.

Një studim i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.

Sipas tyre, mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.

Shqipëria e ka këtë tregues 15% dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prania e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri.

Për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët./ Monitor



2 Comments

  1. Si eshte e mundur, qe ne Shqiperi mblidhen kryeministrat e ballkanit, Shqiperia eshte kryeqendra e korrupsionit?A mund qe nje vend i korruptuar, te beje samite te tilla, kur multi problemet kapitulluese si qeveri, shendrohet ne shou per ate. Mbase kjo trego edhe eksperiencat e skenimet, qe ky pushtet hajdutesh, e drogmenesh re rrise moralin e te mashtroje edhe opinioni europian se kjo qeveri punon, e po mundohet te beje drejtesi. Mizerabiliteti nuk mund te mbulohet me shfaqie, e fjale, por duen veprime qe ekonomia te ece me rritjen ekonomike te popullit, e jo tu vidhet e te robetohen. Sfilatet e qeverise, le te behen, gjendja po shkatrrohet edhe me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *