• |
ide | kryesore

Strootman për vizitat mjekësore në Marseille, tifozët rebelohen në Romë

Sport



Kevin Strootman i thotë lamtumirë Romës dhe u duke qartë që kur Di Francesco nuk e grumbulloi për ndeshjen në Olimpico kundër Atalanta. Në përfundim të një tratative blitc klubi verdhekuq gjeti akordin me Olympique Marseille, që për hollandezin do të paguajë 25 milionë euro plùs 3 bonus.

Mesfushori është sot në Francë për vizitat mjekësore përpara se të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 4,5 milionë në sezon. Mund të jetë i kënaqur Rudi Garcia, që insistoi për Strootman me të cilin kishte punuar në kohën kur drejtoi Romën.

Kjo sjellje e Romës, në merkato, nuk i ka pëlquer aspak tifozëve verdhekuq, që nuk e kanë marrë mirë lajmin për transferimin e Strootman. Në rrjetet sociale, mbështetësit e kryeqytetasve kanë shpërthyer kundër klubit dhe lojtarit. “Të deshëm edhe kur nuk zbrisje dot shkallët e Olimpicos. Tani që u ktheve, po ikën. Komplimenta ty dhe shoqërisë”, shkruan një tifoz. Të tjerë e kanë vetëm me klubin: “Aftësia e Roma për të komplikuar jetën vetes është një qartësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *