• |
ide | kryesore

Strootman, prezantim special nga Marseille

Sport



Olympique Marseille ka lajmëruar zyrtarisht ardhjen e Kevin Strootman dhe për ta prezantuar blerjen 25 milionë eurosh ka zgjedhur video-lojën e momentit: Fortnite. Një video-lojë që po rrëmben gjthmonë e më shumë fansa, mes tyre edhe yje të futbollit, si lojtari holandez i cili në fund të misionit ka eliminuar nga loja “AnnounceBalo”, duke iu adresuar qartë të mbërritjes së munguar të Balotelli-t në Velodrome.

“Marseille është një klub i madh, një sfidë e madhe. Kam folur me presidentin dhe teknikun, jam vërtetë i lumtur që jam këtu – ka komentuar Strootman në konferencën e shtypit-. Është e vetmja gjë që mund të them. Objektivi im është të arrij rezultate të mëdha. Garcia është i rëndësishëm për mua, fillimisht më çoi në Romë dhe tani më solli këtu. Ishte momenti për mua të hidhja një hap të ri dhe të nisja këtë sfidë”.

Mesfushori holandez, më pas, ka përshëndetur tifozët e Romës me një mesazh tyë publikuar në profilin e tij në Tëitter: “Të dashur tifozë romanë, është shumë e vështirë për mua të largohem nga ky klub. Është si një shtëpi e dytë dhe ju keni qenë gjithmonë gati për të më mbështetur. Dua t’ju falënderoj për gjithçka, nuk e kam harruar kurrë dhe do ta kujtoj gjithmoë. Ju uroj më të mirën për këtë sezon!”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *