• |
ide | kryesore

Abramovich në vend të fitojë 2 miliardë…shpenzon 500 milionë

Sport



Atëherë kur flitej se Roman Abramovich po mendonte seriozisht shitjen e Chelsea ndodh e kundërta. Në media u raportua vlerësimi i shoqërisë nga një bankë amerikane, për shumën e dy miliardë stërlina, por duket se pronari i Bluve nuk ka ndërmend të tërhiqet. Përkundrazi, po shton investimet. Sipas Daily Mail, Abramovich ka ndërmend të nisë projektin e rimodernizimit të Stamford Bridge.

Projekti që kushton 500 milionë stërlina është ndoshta përgjigja pse Abramovich kërkoi vlerësimin e shoqërisë, për të kuptuar se deri në cpikë financat e klubit mund të mbulojnë një shpenzim të tillë. Në muajt e kaluar, duke parë edhe raportet e ftohta mes Rusisë dhe Mbrëtërisë së Bashkuar, Abramovic i kishte shtyrë planet e rikonstruktimit të impiantit. Një plan ambizjoz, që duhet të rrisë kapacitetin e Stamford Bridge dëri në 60000 vende. Por sipas asaj që tregon Daily Mail, drejtuesit i kanë komunikuar stafin idenë për të vënë në zbatim projektin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *