Kaloi jo pa bujë ai udhëtim i kryeministrit shqiptar nga plazhet e Vlorës në stadiumin e Torinos në krah të Cristiano Ronaldos. Kuptohet që për kreun e qeverisë shqiptare ishin angazhuar helikopterë qeveritarë dhe një çarter që e priste në Rinas.
LEXO EDHE:
Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat italiane për pasionin e tij për futbollin. Në një intervistë për televizionin TELENORD të Genovës, Rama ka dhënë një intervistë me telefon për emisionin “Derby di lunedi” i cili drejtohet nga Beppe Dossena, ish-trajner i kombëtares shqiptare. Për këtë shkak Rama bën edhe një batutë që në nisje të bisedës.
“Jemi miq tashmë të dy edhe sepse ti ke qenë trajner i kombëtares shqiptare për një kohë të shkurtër dhe pastaj erdhi Xhani, (De Biasi) dhe korri frytin e punës tënde… shaka!” – tha Rama, por e vërteta është që Dossena u largua në mënyrë të turpshme nga kombëtarja jonë pasi ndërpreu kontratën vetëm pas 6 muajsh dhe nuk ktheu as rrogat e marra paradhënie, citon lapsi.al.
LEXO EDHE:
Komenti/ A duhet të dorëhiqet Rama pas aventurës së Torinos
Janë të shumtë miqtë e tij të afërm që kanë konfirmuar se për shumë kohë kryeministri shqiptar ka bërë tifo për Interin, por tashmë ai këmbëngul se ka pasur në zemër Juventusin që kur ishte 6 vjeç.
“Ju e dini që përveç kombëtares, shqiptarët gjithmonë kanë bërë tifo për Italinë. Pastaj jemi të ndarë mes juventinëve dhe milanistëve… ka edhe interistë, por ata të shkretët po vuajnë paksa.
Juvja është një çështje besimi. Unë e ndjek që kur isha 6 vjeç dhe kur televizori ishte bardhezi dhe tashmë bardhezi është Juvja. Mendoj se rasti i Juves nuk është një çështje futbolli apo tifozerie. Juvja është një çështje se si bëhet skuadra dhe se si lufton skuadra. Është gjithmonë një frymëzim” – tha Rama për Telenord. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=PkzYBX7Hmmo
Njeriu i kultures dhe sportit qe shemb stadiumin kombetar e teatrin kombetar. Keshilla e Ramalliut per Gjenoven te mbjellin canabis e te tregtojne heroine e te bejne paret per te rindertuar uren. Nderkohe ta tymosin edhe vete ose te thithin kokaine me hunde qe te mos merziten.
Rama ka qene 6 vjec ne 1970.Nga 1960 deri ne 1970 JUVE ka qene nje klub vari lesht qe nuk kishin fituar asnje gje.
Cagliari ishte ku e ku me mire.mashtrues si per cdo gje tjeter