Stormy Daniels ka qenë emri më i lakuar këto muajt e fundit në mediat amerikane, por jo vetëm. Emri i saj i vërtetë është Karen McDougal. Ajo u vu në qendër të skandalit që i rrezikon presidencën Donald Trump.
Shkak u bë pagesa prej 130 mijë dollarësh që Michael Cohen, avokati i miliarderit i dha gjatë fushatës aktores së filmave me “pullë të kuqe” që të mos fliste për historinë që kishte pasur me atë që do të bëhej më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë.
39-vjeçarja ka folur për herë të parë për atë që ka ndodhur në vitin 2006, në një intervistë për revistën “Vogue”, që do të publikohet në shtator. Në faqen e saj online “Vouge” ka publikuar një ekstrakt nga intervista ku aktorja rrëfen atë që ndodhi në shtrat me Trump. Gazetarja i ka kërkuar që t’i tregojë sa më shumë detaje për atë që ndodhi.
“Sa shumë detaje mund të të jap për ato 2 minuta? – ia kthen ajo.
“2 minuta?” – përsërit gazetarja Amy Chozick.
“Ndoshta. Po bëhem bujare” – ia kthen Daniels.
Avokati i Trump arriti një marrëveshje me prokurorët pasi pranoi akuzat për pagesa të paligjshme në zgjedhje. Gjithsesi ai implikoi shefin e tij pasi në gjykatë tha se “kishte vepruar nën drejtimin e një kandidati dhe me qëllim kryesor influencimin në zgjedhje. ©LAPSI.al





I doli edhe nje e mete tjeter Trumpit. Po me ato te tjerat a gjetet gje sa i ka zgjat pallimi?
“Pornostaret” apo shqip siç njihen në Shqipëri prostitutat, janë të gatëshme ta bëjnë ate punë edhe për 100 euro.
Kjo “aktorja” prostitutë paska dalë më e mënçur.
Vetëm për ta përgojuar presidentin amerikan, deklaron me qejf të madh se sa ka zgjatur “seksi” me te.
Por sa është paguar ajo për këtë.
Jam i sigurtë se më së paku një milion dollarë.
Një gjë më bën përshtypje në abuzimet më këto histori me Trump.
Jo vetëm multimiliarderëve por edhe biznesmenëve e politikanëve të rëndomtë, janë të gatëshme t’ju shkojnë në krevat falas, qoftë edhe për një vend pune, me qindra femra nga më të bukurat.
Është e dhimbëshme ta thuash, por ama është një fakt.
Përse do të shkonte multimiliarderi Trump e të paguante një prostitutë profesioniste, kur mund të bënte ate punë me qindra femrat e Miss Amerika, një aktivitet publik tepër i njohur që e ka drejtuar vetë kur nuk mereshte me politikë ? Me Sorosin në moshën 80 vjeçare shkoi e u martua një grua e re, e bile në dasëm i vajti edhe Rama.
A mos u martua ajo nga “dashuria” për ate plak të shëmtuar apo se e tërhoqën paratë e tij ?