• |
ide | kryesore

Komenti/ A duhet të dorëhiqet Rama pas aventurës së Torinos

Arkiva, Kryesore



Kryeministri vendos që të shohë live Juventusin dhe i hipën avionit privat të një miku; kreu i grupit parlamentar të shumicës pranon se ka mik një biznesmen të dënuar për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, i cili ka përfituar nga tenderimet publike, dhe thotë se ndjek nga afër ecurinë në shkollë të fëmijëve të tij; kryetari i Bashkisë së kryeqytetit i hipën edhe ai avionit bashkë me gruan dhe shkon në një dasëm glamour të një biznesmeneje mike, e cila ka aktivitet tregtar të licensuar po nga bashkia; dhe, të gjithë bashkë, pretendojnë se këto janë gjëra krejt normale.

Sigurisht, nuk ia vlen të analizosh bëmat e zarave, kur vetë kaqoli kryeministër e konsideron normale që përfaqësuesi më i lartë i një shteti të udhëtojë me avionin e një klubi privat futbolli të një shteti tjetër, me qëllimin madhor: një foto me Kristiano Ronaldon. Dhe të cilën më pas e ekspozon si trofe përpara shqiptarëve. Vërtet mori rrugën e mundimshme deri në Torino, me helikopter dhe avion, por në fund ia doli, e mbërriti suksesin. Mundi ta kapë CR7 në korridorin e stadiumit dhe të shkrepë një resme me të. Kjo po që është një arritje.

Por arritje më e madhe është arsyetimi i kryeministrit për këtë udhëtim të paprecedentë në botë. Ai tha se nuk ka harxhuar asnjë qindarkë (jo si në rastin e fotos me Obamën) për të pozuar në krah të Ronaldos dhe se ish futbollsti Igli Tare i kishte gjetur një vend bosh në avionin e Lacios. Dhe, qershia mbi tortë, ai deklaroi se shpenzonte për udhëtime më pak se kryeministri paraardhës. Përsëri fajin e ka Saliu. Imagjinoni se çdo të kishte bërë Rama në opozitë, dhe veglat e tij të propagandës, sikur Berisha të kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli jashtë Shqipërisë. Por se ç’lidhje ka udhëtimi i Ramës në Torino me krahasimin e shpenzimeve mes kryeministrave, këtë vetëm një mendje e lodhur nga sajesat e mbulimit të skandaleve mund ta përdorë si argument.

Problemi nuk është se çfarë avioni përdori kryeministri, apo kush ia bleu biletën vip në stadium. Problemi ka të bëjë me shembullin që jep kreu i qeverisë për qytetarët e tij, të cilët duan të ikin nga vendi jo për të parë Ronaldon, por nga dëshpërimi që kur ronaldot e Rilindjes nisën të luajnë me fatin e tyre. Kryeminstri mund të gjejë bileta për të parë NBA, Ronaldon apo Mesin, për të hapur ekspozita e për të shëtitur nëpër botë dhe të mos paguajë për to, por në thelb janë shqiptarët që i paguajnë trillet e tij në formë koncensionesh, privatizimesh, lejesh ndërtimi, lincensash e tenderash publikë, që miqtë zemergjerë të kryeministrit i marrin si kompensim për kënaqësitë që i dhurojnë atij.

Në një vend demokratik, për më tepër në vendin më të varfër të Europës, do të mjaftonte fakti që kryeministrit i shkrepet të shohë një ndeshje futbolli dhe udhëton pa pikë gajle me avionin privat të një klubi të huaj futbolli, që ai të largohej nga detyra. Edhe nëse do e kishte paguar vetë udhëtimin edhe nëse do ia kishin bërë dhuratë, në të dyja rastet ai si zyrtar i lartë nuk mund të përfitojë nga pozita që ka. Thjesht si Edi Rama, si një qytetar i zakonshëm, nuk do të kishte mundur kurrë t’i hipte atij avioni dhe t’i dilte përpara CR7 në dhomat e zhveshjes së stadiumit. Pra ai ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare për një trill privat, personal. Ky është skandali i kryeministrit, për të cilin do të duhej një shpjegim dhe jo krahasimi me shpenzimet e paraardhësve.

Për të mos folur për skandalin moral, atë të shembullit që një kryetar qeverie u jep qytetarëve të tij. Që pa e mbyllur ende mirë mbledhjen medemek të punës me ministrat, e mban frymën në Torino për të parë një ndeshje futbolli. E ndërsa atë fundjavë dhjetra mijëra njerëz mbeten me orë të tëra në rrugët e mbingarkuara, edhe të përgjakuara nga aksidentet e shumta, ai u dërgon si mesazh shprese një imazh: “Mos u dëshpëroni, sepse ka dhe një lajm të mirë. Kryeminstri juaj ia doli të bëjë një foto në krah të Ronaldos! Herën tjetër mund të kapim Manzukiçin”.

Se sa i rëndë është ky akt, do të mjaftonte të imagjinonim se ç’do të ndodhte në Gjermani dhe në botë sikur Toni Kros, si gjerman që është, t’i gjente një vend pa pagesë Angela Merkelit në avionin e Realit dhe ta çonte në Barcelonë për të bërë një foto me Mesin. Dhe pastaj kancelarja t’ua ekspozonte atë gjermanëve nga profili i saj në facebook. Sigurisht që është e paimagjinueshme. Por në Shqipëri degradimi i moralit politik dhe i politikës si mjet në shërbim të qytetarëve ka prekur fundin.
Dikur debatohej për fotomaninë e liderëve shqiptarë në krah të persoanliteteve botërore të politikës dhe opinioni ishte mjaft kritik. Tani kemi përfunduar në maninë e fotove me yjet e showbizit dhe futbollit dhe debati s’mund të ketë më vlerë. Rama kapi një foto me Ronaldon, ky është lajmi që ngazëllen mediat dhe oborrin e kryeministrit. Shqiptarët duhet të gëzohen për këtë arritje.

Pas kësaj goditje të kaqolit, a mund të parashikosh se si mund të hapërdahen zarat e tij? ©lapsi.al

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë/ Ku gënjen Edi Rama?

Gëzimi i një kryeministri për një foto me Ronaldon

 



41 Comments

  1. Ju flisni kot, ai jua ka thene qente le te lehin karvani shkon perpara. Me nje fjale per ate cdo gje qe ben eshte normale prandaj mos u lodhni kot se nuk eshte nga ato miza. Ate vetem nje revolte e fuqishme popullore mund ta zbythi perndryshe do ju dali mjekrra duke shkrujt e asgje sdo ndryshoje

  2. Ai eshte i suksesshem, pse te dorehiqet! Te gjitha cfare ka thene i ka bere! Edhe p*dhin e mames se vet e ka bere…edhe te mames se qorrit qe eshte aty!

  3. KM rama nuk ka shkuar kot ne torino. As ata qe sponsorizuan nuk ja dha kot mundesine per kete.Ketu do jemi dhe do e shohim pas disa kohesh , shume pak kohe bile sepse keta rilindasit jane “transparente” ne pazaret qe bejne , i merr vesh dhe gomari. Puna eshte qe ajo pjese e popullit qe i voton ata tja gjeje vete emrin vetes.

  4. Une, ti dhe Mir Progri ishim shume te rinj kur ti i morre Mancini-t autografin ne “Qemal Stafa” dhe qe polici te gjuajti me shqem ne kerci. Ishte stevitja e Under 21″ te Italise se asaj kohe ne mengjes. Besoj se te kujtohet.

    Por Edvini sot jo vetem qe eshte me mendjen tone te 30+ vjeteve me pare (adoleshent rrugac i ures se Lanes) por edhe shites ambulant i karroces levizese per katundarine e Shqiperise.

    Cfare ti besh?! Ti rruajme sqetullen.

  5. Komenti i mesiperm eshte per Andi Bushatin nese nuk e ka lexuar. Besoj se do ti kujtohet dhe do krahasoj kenaqesine tone te asaj dite qe shikonim ekipin e enderruar dhe te krahasohet me mendjen e lehte te Edvinit sado qe ai pjesen me te madhe e ka per te vazhduar rilindjen me shume se vertet kenaqsi qe te takoj CR7.

    Kush e gjen. Me mire do ishte ta bej per fshataresine se sa per kaprico adoleshenti.

  6. Me vjen keq por nuk rrezohet Rama me artikuj te tille. Kjo vetem sa ja shton me shume piket atij. Lexoni nje postim te tijin sot ne facebook ku tregon se si eshte e verteta e ketyre udhetimeve .

    Cfare ju mbeti ju ? thjesht do quheni shpifsa, intrigues, manipulatore qe me nje artkiull kaq bajat ENTUZJAZMONI opozikaret e ketij portali.

    Ky artikull me duket si ato te shamet kur zihen gabelet, kurvat, goret.

  7. Per artikullin si analize e vockel eshtedmthenes, kurse ne esence, shpreh tere barbarizmin e ketij te cmenduri qe po falimento, e kapitullo ekonomine e jeten e ketij populli. C;far mund te presim me nga ky barbar, kush jane ata qe e durojneakoma kete fare mashtruesi te droguar, hajdut qe ta kemi akoma ne krye?Gazetaret e sinqerte gati c;do dite po na e faktojne, e japin informacion se c;fare na bejne keta qelbesira qeveritare, por a do kete veshe, e ndergjegje te plagosur qe ti duroi keto maskaralleqe qe na behen.?

  8. Acdc,,,,komentues i rrezikshem i zyres se KM, nese ti i lexo mashtrimet e mashtruesit, ne shohim avionet qe fluturon i cmenduri. E sa perentusiazem, ate e keni ju rilindas qelbesire, sepse jetoni e udhetoni me parat e ketij populli te varfer. RRezimi i ketij te kalburi nga ndergjegja e politika, ti komentues do e shohesh, sepse c;do diktator e ka pesuar, ashtu do e pesoi edhe ky drogmen, qe ty te paska sqaruar me mashtrimet, e genjeshtrat profesionale qe e karakterizojne. Ju shkruesit e zyres tij, nuk do mund te thyeni opinionin qe ky bandit e mbolli ne popull, e qe po populli do ia c;kuli me rrenje.

  9. Edi Rama ben ate qe ky popull meriton: I q…..nenen.
    Shqiptaret jane mazokiste,u pelqen te rrihen,poshterohen,te katandisen ne keqardhje.
    Ne nje gare menyre,Rama ,shpreh dashurine ndaj popullit.
    Sa per Fugen, ne dalje te dimrit e kishit ne Kanada. Bente qejf cuni.

  10. Me kete artikull bythe patjeter qe Moniqa me 300 trimat e qejfit do tja rrezoje sumen.Keshtu na shkruani gjithmone se edhe 10 vjet te tjera Rama aty eshte.Ate qe do mbjellesh ate do te korresh.

  11. hahhaha po tek ne ka kryeministra qe kan dhene urdher per te vrare njerez e se ka dhene njeri doreheqjen jo me ta japi rama se ka vajt me taku ronaldon

  12. Ky i fundit qenka me politikani,,,,,idiot, ipa kthyeshem,,,studio e shihe historine e ngjaries e do bindesh nese ke mend e llogjike. Me keto qe thua dukesh qe je rilindas koqe.

    1. as me rruhet as per rilindjen e as per pd, jeni ju loqet qe komentoni nga mengjesi deri ne darke neper portale qe i ndani robt ne te majte e te djathte. Eshte thjesht karllik te mendosh qe rama te japi doreheqjen se beri foto me ronaldon ku ne shqiperi jan vrare njerez e se ka rrujt njeri

  13. E mo lerini kto idiotizma.
    Vajti te shohe ndeshjen dhe duhet te jape dorheqje,.
    Hajdutin me bllokun e perqindjeve e keni president.
    Lulka vrau 4 vete ne bulevard dhe drejton opoziten.
    Sala shiti Shqiperine, mbyti nje Gerdec te tere, e cfare nuk beri dhe nuk dha njeri dorheqje.
    Ju kerkoni dorheqje se shkoi ne Torino. Seriozisht e keni, vertet
    Ne c vend te botes ndodhin keto qe thoni. Jeni bere me keq se 55-sa e Fahros.

    1. bambi ik me ramen e thithni pall tek meta se at i kerkuat me 21 janar.hajn me ze dhe figur dhe u shitet ne lalz sa nji prostitute lane,per nji ngjal.tash ik thith se frroku,roshi,doshi po te presin tye rames.

  14. Jon ne opozit prej 5 vitesh per ato qi bon por jo te vij ky gerdalla e te ja qisi fundin,zi e ma zi ka per te e bo

  15. i pa emer cilet njerz vran ata qe i turri rama per ti marr metes pallen e ngjalen ne lalz.he i pa emer ku e ke bllokun e metes ne bythen tende te krymbur apo ne te rames.

  16. Mereni shtruar ju salikaret e saliut nuk e ka dhene urdhrin salikari baba per sulm,qetesohuni te vij shtatori behuni gati dhe qe jetoni jasht te vini ne protest.

  17. ja ne salikaret jon hedh n sulm frontal duke sha Ramen pse takoi nje futbollist
    megjithse vetem dy vet jon ne shkrujn me emra te ndryshm
    osht njoni qi shkru me pseudonimin Ari ne Stalini
    komplet idjot ne berishjan
    osht ne nje tjeter i cik ma i kulturum qi shkru si Mero llumi ne I paemer
    po kur fillo me sha komentusit ky shkerdhata osht shum i idhet
    ky nuk komento kurr lajmin po sha vetem komentusit qe nuk i pelqejn atij

    ene ato te pds e din shum mir se nuk jepet dorheqja pse takove ronaldon
    po i japin perteksin e perditshem ketyre salikarave ne opozikarave qi bojn propagand
    ke ky portali
    ne kto me vrap ne fillojn shajn si kurvat

    1. Koment tipik Merdobazist me shume kara dhe kurva brenda. Cka do te thote qe autori eshte KARAKURVE per vete. Po ty te falet si Tironc nga Tepelena qe duhet te jesh…

  18. Me pelqen kur artikullshkruesi thote:”Imagjinoni të shkonte Berisha të shikonte ndeshje…”hahaha,po Ku mer vesh Berisha nga futbolli,Ai I Vogel vetem dhi kishte pare në Viçidol,Berisha eshte nje çoban I lindur me tipare ujku nderthurur me ari…

  19. Une kam biznes ndertimi ne Angli ( dhe shyqyr Zotit qe nuk paguaj taksa ne Shqiperi!) dhe pervecse kam ndihmuar shume shqiptare duke iu dhene pune, nuk me intereson fare politika ne Shqiperi! Une iu paguaj punonjesve qe marr te gjitha sigurimet shoqeore, dhe jo gjysmen e parave ne banke e gjysmen ne dore. Por po ta shohesh kte shkrimin ne nje kontekst tjeter, ne Angli, apo qofte dhe ne Kroaci apo Bullgari qe jane vende te BE, kryeministri duhet te dilte perpara gazetareve apo qofte edhe ndonje komisioni per te dhene shpjegime! Ky ben sic bente Taulant Balla ne nje kohe, qe me leket e buxhetit, shkonte shikonte Realin e Madridit ne Spanje (madje duke marre dhe dieta!)

  20. Dy te bukurit ne nje dere BERT,, TIRONCI,, ,,, me guake, e idiote, qorr, e te pa ndreqeshem ,,zorr se gjinden,. Lum ne qe i kemi ne kete portal, se keta vegjetojne mbi qelbesirat e rilindasve.

  21. Shyqyr qe jeni ju salikaret ne shumice erdhi shtatori mbushni barkun me buke stervitje te liqeni dhe gati per protesten dhe pastaj te taksidari zeni per parate te gjithe te lumtur,tani kthehet saliu nga Austria nga rikuperimi mendor,ku i gjen parat ky kodosh qe shkon vit per vit ne klinike private ne austri.dini gje ju

  22. Maska i paemer, si rrace e ndyre, qelbesirash, e qe keshtu keni ndyre nje popull, shihe idiotin RAMA se sa ilace merr, e nga i merr, shihi diagnozat e pastaj na komento shpifjet, e trillimet profesionale qe e keni zanat te trasheguar per te bere te pa verteten te vertete.Po si nuk e pranuat nje here drogen, vjedhjen, mashtrimin, genjeshtrat qe ka thene e bere ky psiko kryeminister. Andaj duhet ti behet analiza per drogen ketij vampiri komunist qe te dale se kush na drejto.Si perfundim, me epitetin qe na quan ti krim i halese se qelbesirave, shiko se do jeshe kopil i bandes se kuqaleve qe nuk njihni nene, e baba, e qe ju verteto qendrimin tuaj ndaj popullitRRAce hibride, e dale nga kermat komuniste.

  23. @fax Edi Rama nuk merr ilace se perndryshe do ishte normal. Ai merr vetem ca suposta nga poshte. Nuk jane te vecanta si marke gjen gjithandej, madje te gjithe burrat zoterojne nga nje.

  24. Ti kerrme,,,,BERT,,, ngordhesira,,,,babane e kam patur e dhe e njoha tere jetes ne komunizem, por ti bire kurve,, kodosh i ndonje sigurimesi qe sot vegjeton mbi qelbesirat e rilindjes, e ke vertetuar kapacitetin tend qe me shume se ata qe te kane marre e rritur si kopil nuk do behesh me i zgjuar. Mos pi drogen qe ju jep psikopati, mos u ushqe me para te vjedhura, mos spiuno si rraca jote, por behu njerezor e jeto me kohen, e kjo kohe te te jape mend per te aredhmen. Nese heren tjater do me kunder vihesh, do dije edhe une qe me fjalorin shqip–shqip tete pikturoj ashtu sic ke surratin e shpirtin, ne dac edhe faren e kopilaredhjes tende

  25. Me vure ne dyshime fax per aftesine tende ke nga ngjan salivari ju ka nxjer nga bytha vicidolit,jeni mare ju me mua dhe jo une me ju.une jam mare me monstren qe e doni e dashuroni salivarin ju jeni nga ato qenje qe mendoni jetoni per te hedhur virusin sali ne shoqerine shqiptare shyqyr qe jeni pak dhe te hani mutin.tani behu gati se shtatori po vjen do behesh me para o kodosh i saliut.

    1. Traumat infantile si pamja e mamit ne shtrat me Saliun, do t’i kesh veshtire t’i kalosh Berti. Po me pak perpjekje, edhe mund tia arrish. Nderkohe mundohu te lash surratin se qelbesh ere nga bythelepirja rilindase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *