• |
ide | kryesore

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

1, Ide



Me një status disi të veçantë kryeministri Rama është munduar të shuajë polemikat që lindën pas fluturimit të tij me një çarter privat, për të parë debutimin e Krisiano Ronaldos në Torino. Qoftë atyre që e akuzuan për shpenzimet marramendëse, qoftë të tjerëve që e qesëndisën për pasionin e parezistueshëm prej adoleshenti në kërkim të “like-ve”, ai i’u përgjigj me një arsyetim të thjeshtë.

Sipas tij, ishin të tjera pasione, si ato për artin, librat dhe filmat që e mbronin atë nga veset e pasunarëve arrogantë për makinat e shtrenjta, helikopterët apo avionët.

Në këtë arsyetim të Edi Ramës është interesant të qëmtohet imazhi që ai mëton të vizatojë për veten. Përtej vanitetit të zakonshëm për t’u auto-radhitur në pakicën selektive të njerëzve të shpirtit dhe mendimit, kuriozitet përbën këmbëngulja për të mos u barabitur me një tjetër racë, atë që pëlqen jetën e shtrenjtë dhe vanitoze. Restorantet me tre yje Michelin, makinat e shpejtësisë, dhe avionët privatë që Rama refuzon, janë simbolet tipike të profilit të miliarderëve anembanë globit. Ato përbëjnë digën që ndan sot në botë atë grusht njerëzish, që nuk janë as 1% e popullsisë së planetit, por kanë në zotërim më shumë se gjysmën e pasurisë së tij.

Prandaj shumë politikanë modernë, kanë refuzuar të njëhsohen me këtë simbolikë. Ndonjëri prej tyre, që ka bërë të kundërtën, ka paguar një çmim tepër të shtrenjte për këto teka. Kështu, ish presidenti francez Nicolas Sarcozy, nuk e hoqi dot kurrë nga vetja etiketën e presidentit të të pasurve, vetëm se e filloi mandatin e tij presidencial, nga jahti i një prej miqve të tij industrialistë dhe e kremtoi festën e fitores elektorale në një nga restorantet më të famshme të Champs Elyse.

Konkurenti i tij që e rrëzoi nga froni, François Holande e goditi rëndë vetëm me dy shprehje: “Unë nuk i dua të pasurit” dhe “armiku im është paraja”.

Pikërisht, rrezikun për të marrë një nofkë të tillë, pas pozave të publikuara në krah të CR7 dhe futurimit të papritur drejt Torinos, ka ndjerë edhe Edi Rama.

Prandaj ai hartoi një status të gjatë për të shpjeguar se në kohën e shkurtër që secili prej nesh kalon mbi këtë tokë, ai ka të tjera prioritete.

Me një vëzhgim të shkurtër, Lapsi.al ka treguar se ky pretendim i Ramës nuk është i vërtetë (lexo këtu poshtë).

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë/ Ku gënjen Edi Rama?

Por në fund të fundit, kjo ka fare pak rëndësi. Megjithëse imazhi që krijon për veten, shembulli që jep dhe simbolika që imponon një kryeministër janë të rëndësishme, ato bëhen krejtësisht të papërfillshme përpara akteve që ai kryen.

Prandaj, fakti që ai ndryshoi Ronaldon brazilian (atëhere kur ishte tifoz me Interin) me Ronaldon portugez (tani që është bërë me Juven), fakti që ai mori avion privat për në Allianz stadium, fakti që u mburr përballë gjithë shqiptarëve me disa kënaqësi që vetëm fare pak mund t’ia lejojnë vetes, nuk është faqja më e errët e imazhit të tij.

Edi Ramën nuk e ndan nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, mania për të praktikuar veset e të pasurve, që ai sot po kundërshton. Atë e diferencon me ta, vendimi për ta lënë vendin në duar të pak oligarkëve. Janë paratë, që ai u jep pa garë dhe tender atyre që djegin plehrat, atyre që bëjnë kontrollin mjekësor “falas”, atyre që marrin leje grataçielash në tokë publike që e bëjnë atë kryeministrin e të pasurve.

Po po, ai është i tillë. Këtë e ka konfirmuar raporti i Departamentit të Shtetit që përmendte oligarkët që fitojnë politikisht, këtë e vërtetoi gjykata europiane e auditit, që nënvizoi se një në tre tendera i dhurohet një klienti të pushtetit.

Pavarësisht nga sa thotë, Rama mbron vetëm interesat e pak vetëve. Ai është në shërbim të tyre. Dhe kjo, jo sepse ai ndan veset me të pasurit, por sepse ndan paratë me ta.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Une, ti dhe Mir Progri ishim shume te rinj kur ti i morre Mancini-t autografin ne “Qemal Stafa” dhe qe polici te gjuajti me shqem ne kerci. Ishte stevitja e Under 21″ te Italise se asaj kohe ne mengjes. Besoj se te kujtohet.

    Por Edvini sot jo vetem qe eshte me mendjen tone te 30+ vjeteve me pare (adoleshent rrugac i ures se Lanes) por edhe shites ambulant i karroces levizese per katundarine e Shqiperise.

    Cfare ti besh?! Ti rruajme sqetullen.

  2. Komenti i mesiperm eshte per Andi Bushatin nese nuk e ka lexuar. Besoj se do ti kujtohet dhe do krahasoj kenaqesine tone te asaj dite qe shikonim ekipin e enderruar dhe te krahasohet me mendjen e lehte te Edvinit sado qe ai pjesen me te madhe e ka per te vazhduar rilindjen me shume se vertet kenaqsi qe te takoj CR7.

    Kush e gjen. Me mire do ishte ta bej per fshataresine se sa per kaprico adoleshenti.

  3. Rama karnival ka qen dhe do mbetet.Kur ishte kryetar bashkie ,PD nxorri nje foto te Rames lakuriq me banane ne dore,por kjo beri qe te fitoje me shume vota ne zgjedhje dhe per partneren u kujdes ne vecanti.Rama nuk mund te hypi ne qerre as ne karroce por ne carter sepse eshte nr.1.Me kujtohet kur Berisha udhetoi ne Azerbajxhan me carter, Taci oil kamarier pagoi si pjese e hajduterise(jeton ne Zvicer perbukuri te Bushatit),biles do te blinte dhe Milanin.Kemi vetem rotacion hajdutesh qe ndryshon nga egersia e vjedhjes,.Keshtu i do populli yne,lakuriq me duar ne xhepa hajdutesh,.Kjo ka te beje me gjenezen e genit qe sundon edhe Lubonjen.

    1. Këtu qëndron gjithë e keqja që e ka zënë Shqipërinë, duke mbajtur një kryeministër të tillë si Rama.
      Ky farë Zhironi këtu bën krahasimin e Berishës që paskej vajtur me çarter në Azerbajxhan “me paratë” e Taçit, me Ramën që paskej fluturuar me paratë e Tares.
      Përse ka udhëtuar Berisha për në Azerbajxhan e përse ka udhëtuar Rama për në Torino ?
      Berisha me udhëtimet e tij në Ajzerbaxhan, nuk shkoi për qejfet e tij e për sport, por realizoi që projekti TAP , të kalonte në Shqipëri. Pra jo udhëtim qejfi por udhëtim pune në interesin e gjithë shqiptarëve.
      Keni dëgjuar që Berisha ti kalojë pushimet e tij nëpër hotelet lluksoze më të shtrenjta të botës si në Dubai e gjetkë, me para “oligarkësh” siç ka bërë Rama apo Nano që ja bëri këtë peshqesh Shqipërisë ?
      Ajo që stonon në këndvështrimin kritik të Bushatit e që është përhapur si virus edhe tek këta zhironët, është urrejtja komuniste për të pasurit.
      Sipas bushatllijve, feudalë nga më të pasurit e Mesjetës shqiptare e që na u bënë komunistë, e keqja kësaj bote i vikërka vetëm nga të pasurit.
      Sipas kësaj llogjike, bota duhet të ngrihet e të linçojë gjerniun e kompjuteristikës, multimiliarderin Bill Gates. Duhet të çojë para togës së pushkatimit të gjithë ata gjeni të fushave të tyre të shkencës, teknikës, ekonomisë, artit e letërsisë, vetëm se me produktivitetin e gjenisë së tyre janë pasuruar.
      Do ja kisha “falur” Edi Ramës të gjitha marrëzitë e tij si politikan e njeri, nëse ai do të ishte qoftë një sportist i kalibrit të Ronaldos, apo një piktor gjenial e që me gjeninë e tij në këto fusha, veç që do të pasurohej vetë, do ti bënte një shërbim të madh kombit shqiptar e gjithë kombeve të tjera.
      Por ky piktor e sportist mediokër i dikurshëm, vetëm kur na u bë kryeministër, u vetëpropogandua edhe si një sportist e piktor “i talentuar”.
      Shkoi në SHBA për të promovuar “veprat” e tij mjerane që i quan piktura, dhe qe i vetmi kryeministër që mori përsipër të “dermojë” kandidatin për president të SHBA, një biznesmen e ekonomist ekselent që u pasurua falë aftësive të tij.
      Shkoi si “sportist” me atlete që të bëjë një foto me futbollistin e shquar të nivelit botëror si Ronaldo, për të bërë idiotësinë që ti sjellë Shqipërisë, vendit ndër më të degjuar në botë për “eksport” emigracioni, 20 afrikanë nga Eritrea.
      Bushat vëllai !
      Mblidheni mëndjen ti e këta naivët që shkojnë me mëndjen tende, e hiqni dorë nga armiqësitë komuniste ndaj elitës njerëzore, që e shndroi shoqerinë nga tufat primitive të komunave, në gjendjen ku ka arritur sot .
      Do të ishte vërtetë një mrekulli e madhe që jo 1% , por 90% e njerëzve të ishin gjenij e të pasur, por ja qe me studime shkencore është vërtetuar plotësisht se budallai genetik, nuk mund të jetë gjeni.
      Nëse një gjeni i dhuron njerëzimit me produktin e tij qindra miliarda, përse duhet të paguhet njëlloj apo të jetë i varfër sa një njeri me kapacitete fizike e intelektuale minimale që më shumë i mer se sa i jep shoqërisë ?
      Po, është krejtësisht normale që t’ju biesh kokës atyre “gjenive” të botës së krimit që pasurohen në rrugë kriminale, por duhet ndarë kjartazi kategoria e “kapitalistëve socialistë” që pasurohen mbrenda një viti në rrugë kriminale e korruptive, me biznesmenë të aftë e të ndershëm që me veprimtarinë e tyre të ligjshëme, punësojnë miliona njerëz e me taksat që paguajnë, shteti është në gjendje të ndërtojë infratsrukturën publike, e të çojë përpara revolucionin tekniko shkencor e kulturor.

      1. Bill Gates është përjashtimi që vërteton rregullin. Shumica e të pasurve janë egoistë megalomanë. Nëse të pasurit do kishin 1% të ndjeshmërisë së Bill Gates-it hallall por fatkeqësisht shumica janë si Soros , Steve Jobs , Trump e shumë të tjerë ,narcisistë patologjikë që kujtojnë se kanë lindur për të sunduar dhe të tjerët për t’u shërbyer.

  4. Injorante gjysem analfabete te Lapsi.al,bashke me Andin! Te jene njerezit shqiptare te saliut gjysem analfabete , por kaq budallenj nuk te besohet! Militante budallenj qe shajne Ramen dhe lavderojne saliun! Rama edhe vjedh por nuk vret njeri! saliu na rrahu, na vodh,i na vrau, na percau dhe na tradhetoi dhe per keta goje c’thurur eshte hero! Ta mbani me shendet por po i ngushtohet laku! Do te marre edhe shume te tjere me vete edhe tosin me andin,shpejt,shume shpejt! Por dihet me mire injorant i saliur se i rames!

      1. More po të kishte “vrarë” vërtetë “Saliu” ca kriminelë të sigurimit e më vonë të mafies së drogës, do të kishte bërë punë të madhe se nuk do të guxonin këto hale që të ngriheshin nga varri e ti dilnin në mbrojtje PPSH alias PS D (droga).
        Po fatii tyre. “Saliu” qëlloi të jetë mjek, intelektual demokrat e bile me tituj të lartë shkencorë, (profesor doktor), e nga të gjithë profesionet, vetëm profesioni i mjekut është marë me shpëtimin e jo me marjen e jetës së njerëzve.
        Nuk e di se kush ja mbushi mendjen “Saliut” që të pranojë heqjen e dënimit me vdekje edhe për vrasësit. Veçanërisht në Shqipëri ku soji i ndyrë kriminal i enveristëve pati vrarë me mijra intelektuale e patriotë nacionalistë, kur po nga soji i tyre lindën bandat kriminale mafioze të trafikut të drogës e prostitucionit, ai dënim nuk duhej të hiqej edhe sëpaku 20 vjet pas përmbysjes së diktaturës enveriste.
        Pikërisht ata këlyshë kurvash që nuk ndiheshin kur edhe nënat e motrat e tyre ja “përpunonin” deri dhe brigadierët e kooperativave, sot janë bërë “trima” e hedhin vrer për sistemin demokratik europian perëndimor apo liderin e lëvizjes demokratike, Berishën.
        Paska “vrarë” Saliu ??????
        Pa provoje e shkoi në kryeministri Edi Ramës me banditë si puna juaj, me huj e gurë duke djegur makina e duke shpërthyer dyertë e kryeministrisë që të ikë Berisha e të vijë b… jashti, e do të shohësh se do të hash pëumbin ballit.
        Vetëm se dogjën një tra e një kabinë të doganës pranë Tunelit të Kalimashit, që e pat ndërtuar “Saliu”, e policia e Ramës shkoi deri në Kukës e mes natës tmeroi familjet e varfra kuksiane, duke arrestuar demostruesit, e jo më të kishin ardhë në Tiranë e tentonin të futeshin me dhunë në kryeministri, duke deklaruar hapur se do ta marim pushtetin edhe “të shkojë gjaku deri në gju”.
        Me qindra mijë shqiptarë demokratë kanë demostruar që në 90-tën e 91-ishin e deri në vitin 2018 kundër qeverive vrastare soc-komuniste., por nuk u vra asnjë prej kriminelëve komunistë apo socialistë e as nuk u gjakos e jo më të vritej ndonjë polic apo gardist i shtetit.

  5. Si i tha Fishta anglezeve:”ju per nje kurve nderruat fene” dhe jo me per nje carter qe shkemben shqiperine.

  6. Prokurorine policine gjykaten i keni pse se futni ne burg Saliun kur te gjithe fajet i ka ky o rilindas te shkolluar me shume se demokratet dhe bythqira me shume se demokratet

  7. Me cfare shikoj ne portale apo rrjete sociale, njerezit shfaqin nje lloj neveri per kete allasoj kryeminister, teresisht te konsumuar dhe te lodhur ne modelin e tij. Modeli i propogandes false, i promocionit demode te asgjeje eshte demaskuar plotesisht. Nje njeri me mendje do i vleresonte keto reagime si sinjale alarmi, jo per pushtetitn e tij, por dhe me tej, per sigurine e tij dhe te familjes.
    Sepse gjithe ky irritim do shperthej diku, dha sa nuk eshte vone duhet te reagoj.
    Mund te tregohet nje here ne keto 5 vjet dinjitoz.
    Une besoj se Rama eshte i ikur. Eshte i lodhur dhe teper i konsumuar.
    Problemi eshte kush do vij?!!!
    Nese si shprese do shohim serish keta qe kane provuar dhe kane qene ne te njejtin batak, yzmeqare te zamirit cetit vilmes dhe ulajt, nuk jemi asgjekundi.
    Duhet nje fryme e re, njerez me integritet, me profil te larte publik, te pakompromentuar, njerez qe e kane treguar veten dhe qe Shqiperia i ka.

    1. Rama nuk e fut dot saliun ne burg se nuk eshte i sistemin te drejtesise! Nuk eshte si saliu qe i bente te gjitha! Do te vije koha, qe te gjithe do te dalin para drejtesise,te gjithe pa perjashtim!Por te vjen keq ku ka katandisur edukimi shqiptar! Nuk dine te shkruajne! Lexoni komentet dhe do ta kuptoni prapambetjen saliniane te shqiptareve,qe edhe kur jane gjysem analfabete, jane krenare por te menderosur! Te dashur shqiptare, duhet kuptuar, qe politikanet e sotem jane te gjithe njelloj,hajdute,por saliu eshte edhe vrases dhe tradhetar edhe spiun!

  8. Rama vazhdon te mos pjerdhi opinionet e opinionistave ,te cilet jane gazetart qi poplli I respekto se jan t pavarun nga politika apo nga zengjinet qi kan pare qysh e dim t gjith.

  9. @@@ I paemer ,Taci pagoi charterin per Azerbaijan Jo per TAP por per privatizimin e Armos dhe $80 milione dollare u zhduken ,prandaj Taci I dha Liri Berishes donation 1 million dollare,prandaj dhe jeton ne Zvicer rehat fare.Berisha eshte ujku qe e rropi te gjalle shqiperine.Familja jeton ne luks te papare.Rama di shume vjedhje dhe eshte pjese e kesaj.Nje send qe PD nuk ka asnje person te besuar dhe prandaj Veli pushti do Dali ne pension kryetar bashkie,ska asnje rival.

    1. Ajo që dihet dhe është e vërtetuar more Zhiron, është se Rama shkoi me çarterin e Tares në Torino, për qejfet e tij, për të parë një ndeshje futbolli, e për të shitur mend si një kalama, duke bërë një foto me Ronaldon.
      Kurse dihet se për TAP, është bërë një luftë e madhe nga fqinjët që ai të mos kalonte në Shqipëri e ishte Berisha që shkoi disa herë në Ajzerbaxhan nga ku niset gazi, dhe e realizoji këtë projekt me leverdi për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.
      Vrije pak kaplloqen o Zhiron e bëj krahasimin. Çfarë fiton Shqipëria nga një foto që ka bërë Rama me Ronaldon e çfarë fiton Shqipëria me gazsjellësin TAP ?
      Sa për ato 80 milionë që i paska “dhuruar” Taçit Berisha, nga na e ke nxjerrë këtë “informacion” ?
      E bleu Taçi Armon e doli i humbur e shteti i fituar, e këto para është idiotësi të thuash se paskan hyre në xhepin e Berishës.

  10. Mendoni se Zberisha paska vjedhur dhe vrare vetem per nje moment I shihni keta kuqalashet ju keta e kishin bere ligjin me vdekje per 24 ore dhe kur te shihnit Salen te varur ne mes te Tiranes DHE keta e bejne se jane te pameshirshem Ketu qendron edhe ndryshimi midis atyre dhe ketyre nuk jane njelloj dhe skan per te qene kure ,dhe ky eshte gabimi i Sales qe i beri opozitare dhe vellezer se ishte SAla doktor profesor dhe jo Rame b …….. jashti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *