• |
ide | kryesore

Në Angli ia kalojnë edhe shqiptarëve: trajneri shkarkohet me SMS në ndeshje e sipër!

Sport



Shkarkimi blitz i një trajneri në përfundim të një ndeshje nuk është gjë e re, por kush e ka provuar të shkarkohet …përpara se të përfundojë ndeshja?

Mënyra spektakolare i takon botës së divizioneve inferiore angleze, që në këtë rast ia kalojnë për mënyrën e të funksionuarit edhe presidentëve të klubeve shqiptare. Shkarkimet me mesazhe kanë ndodhur edhe këtu, edhe të parët në klasifikim madje, e këtë Agim Canaj e di mirë, por të paktën në Shqipëri kanë durim të presin të përfundojë ndeshja…

Pjesa më e madhe e suksesit të futbollit ishullor ka lidhje me popullaritetin e madh që kanë kampionatet inferiore, deri në fenomenin e Sunday Leagues. Por në mes ka një galaksi kampionatesh me emra nga më të ndryshmet. Në Vanarama National League South, seria e pestë e futbollit anglez, ditën e fundit ka përjetuar një rast ndoshta më unikun.

Harry Wheeler, tashmë ish-tekniku i Billericay Town është njoftuar me SMS pesë minuta para mbylljes së ndeshjes, në humbjen e parë sezonale të skuadrës së tij, se është shkarkuar nga detyra. E të mendosh që përpara se të humbiste me Chippenham Town skuadra e Wheeler ishte e para në klasifikim me katër fitore e një barazim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *