• |
ide | kryesore

“Redi Maloku” shtëpia e re e Kastriotit: ajo që dikur quhej fushë sportive licensohet nga FSHF për Superioren

Sport



Stadiumi “Redi Maloku” i Fushë-Krujës do të jetë zyrtarisht tashmë shtëpia e Kastriotit për sezonin 2018-19. Komisioni i Licensimit të Klubeve pranë FEderatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimin për ti dhënë OK zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium, pas aplikimit të krutanëve, për ti zhvilluar në Fushë-Krujë ndeshjet e tyre brenda.

Sipas asaj që bën të ditur në faqen zyrtare institucioni që drejton futbollin në vend, materiali i depozituar nga klubi i Kastriotit është shqyrtuar dhe ekspertët kanë vendosur për licensimin e tij, duke konstatuar se janë kryer punimet e nevojshme për tu zhvilluar një ndeshje futbolli e kategorisë Superiore.

Kastrioti nuk mund të luajë në Krujë për shkak të amortizimit të madh të stadiumit të këtij qyteti, por që do të ishte shumë më e lehtë të sillej në vete, në krahasim me stadiumin Redi Maloku. Megjithatë, zgjedhja e krutanëve lidhet me faktin se ka një projekt për rikonstruksionin e stadiumit të tyre, gjë që i bëri të shpërngulen në Fushë-Krujë.

Interesant është se ajo që konsiderohej një fushë sportive dhe e papranueshme edhe për skuadrat e Kategorisë së Parë (përveç tapetit të gjelbër në nivel të pëlqyeshëm), me pak punime është shndërruar në një stadium të licensuar për ndeshjet e Superiores. Ndodh edhe kështu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *