• |
ide | kryesore

Ronaldo në versionin sipërmarrës: Fenomeni do të blejë klubin e La Liga

Sport



Spanja humbi një Ronaldo, por duket se po gjen një tjetër. Në fakt është një rikthim ai i brazilianit Ronaldo, Fenomenit, që nuk është se ka ndërmend të zbresë në fushë, por do të kthehet në vendin ku la gjurmë, si sipërmarrës.

Ylli brazilian ka ndërmend të blejë Valladolid, klub që militon në La Liga. Sipas asaj që shkruan ‘Cadena Ser’, Ronaldo është gati të paguajë 30 milionë euro për të blerë maxhorancën e aksioneve të Valladolid duke u bërë edhe president.

Numri 1 i klubit spanjoll, në largim e sipër, ka refuzuar edhe oferta më të larta për të favorizuar ardhjen e ‘Fenomenit’ që fillimisht duhet të përmirësojë arkën e një klub në borxhe të mëdha. Do të ishte e thjeshtë nëse Ronaldo do të ishte ende lojtar, por tani duhet ta bëjë, jo nga fusha, por nga zyrat e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *