• |
ide | kryesore

Shkolla ‘Kosova’ dhe kullat/ Dy fytyrat totalisht të kundërta të Erion Veliajt

Lajme, Të fundit



Ashtu si çdo ditë stafi i PR-it të Erion Veliajt shpërndan lajmet e gatshme pothuajse tek çdo media në vend. Sot ka qenë rradha e vizitës së tij në shkollën 9-vjecare ‘Kosova” e cila është në ndërtim e sipër. Vetë Veliaj, duke u munduar të reklamojë një tjetër arritje të tijën, tha se kjo shkollë ishte përcaktuar të bëhej pallat nga administrata Basha.

Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të paprecedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë llafet e gam-gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund. Projektet tregojnë se për çfarë parimesh qëndrojmë; nëse qëndrojmë për një qytet ku s’u ndërtua një shkollë, një kopsht e një çerdhe, apo nëse qëndrojmë për një qytet që do të trashëgojë nga kjo administratë një “pajë” të paprecedentë në infrastrukturën arsimore”, – tha Veliaj.

Por ajo që është ironike në gjithë këtë histori është fakti se po në këtë zonë pak metra më tutje, disa ditë më parë u shemb një shtëpia e vjetër e motrave të Mbretit Zog. Ndërtesa ishte ngjitur me Liceun dhe një rrugë makinash i ndan me shkollën ‘Kosova’. Shtëpia dykatëshe edhe pse me një arkitekturë të vjetër që i vlente ta ruaje, si pjesë e Tiranës së vjetër, u shemb nga makineritë e Bashkisë. Arsyeja e shembjes është fare e qartë, ndërtimi i një kulle.

Janë pikërisht këto dy standarde që ndjek Veliaj; nga njëra reklamon ndërtimin e një shkollë me krenari që nuk ndërtuan një kullë, por nga ana tjetër, pak metra më tutje shemb një vilë dykatëshe për të ndërtuar një kullë tjetër. E ndërsa ngjarja e inspektimit të punimeve te shkolla “Kosova” dhe fjalët magjike të lali Erit i sheh në çdo media, shembja e vilës për të ndërtuar kullë mundohet të fshihet, gjë cila po ndodh në të gjithë kryeqytetin, po ashtu si me Teatrin. Kjo është gjithë filozofia e tij në krye të bashkisë së Tiranës; reklamo atë çka e ka për detyrë kryetari bashkisë dhe fshih kullët dhe lejet klienteliste.

 

 



10 Comments

  1. Ky mashtruesi per pese fajde, nuk menaxhon dot gjate pushtet. Eshte pupel e lehte. Do,ti beje te tera maskaralleqet e hajduterine. Do na mbyti deri ne vjellje me propagande dhe do ik mish per top shume shpejt. Nuk e mban dot pushtetin ai sepse e do te madh dhe menjehere. Nuk e mban dot personaliteti prej lecke i tij tere ate pushtet. Do,digjet shpejt e keq.

  2. Gazeta me ndyre qe ndiqet nga idiote.
    Ne jemi deshmitare se si perfunduan shkollat apo territoret e tyre sportive ne qeverisjen e PD.
    Ketu behet fjale per ndalimin e shrytezimit te truallit shteteror te nje shkolle per godina private nga Lul PD-cka, te cilit tashme i eshte dhene destinacioni i origjines, pra shkolle per edukimin e femijeve.
    Akoma me absurde eshte krahasimi i prishjes se nje godine private dy kateshe me preteksin se perbente vlera monumentale arkitektonike dhe historike mbasi aty kishin shurruar motrat e Zogut.
    Vlerat monumentale arkitektonike i percakton Instituti i Monumenteve te Kultures nepermjet specialisteve te saj dhe jo nje gazetaruc per me teper i Lapsit.
    Ironik eshte i gjithe gjykimi i shkrimit tuaj qe kulmon me ate qe te mos ndertohet ne truall privat per privatet por ne truallin shteteror per privatet duke eleminuar nje shkolle.

  3. O i pa emri i -rivdekjes -artikull shkruesi shkruan;se punohet me dy standarte o kopuk -Prishet shtepia qe ka qene me vlera muzeale dhe po ndertohet -kulle-, po prane asaj shkolle qe na paska prishur -Luli-per te ndertuart valle -kulle-.

  4. Ky erjon velia eshte ne delir hajduti i mjaftit ky ben vidio dhe i di akoma shqiptaret e viteve 90 qe u shet kultur gjasme amerikane nje demagog rrot karri po harron qe ska kryetar qe te Pres shirita ne bote po ky eshte i peshtire fare ta neverit po boll o kryekar se kane bredhur shqiptaret tani kane pare shume nuk i mpresionon me kopjimet e tua amerikane ri ne realitet te qifsha rropt boll e talle kete popull o hajdut muti

  5. Stalini,
    per vlerat arkitektonike te nje objekti kulti, banese, keshtjelle, sikurse edhe ate historike per t’u mare ne mbrojtje nga shteti eshte kopetence e Institutit Monumenteve te Kulturures dhe jo e gazetes Lapsi mbasi keshtu mendon gazetari i saj.
    Shkurt shtepia e vjeter ku banuan, hengren, pordhen, shurruan, dhjene dhe fjeten motrat e Zogut nuk ka qene e tille.
    Nese shtepia do te ishte monument kulture me te drejte do caheshin gazetat opozitare duke kryqezuar Erionin. Besoj se aq tru sa per t’a kuptuar kete i ke.
    Ajo qe mbetet eshte se pronaret e shtepise kane te drejte te tjetersojne pronen e tyre dhe shteti, ne kete rast bashkia, brenda ligjeve ka per detyre t’i ndihmoje kushdo qofshin ata, mbasi keshtu funksionon edhe shteti demokratik.
    Pra sic shihet ata qe ndjellin vdekjen dhe varferine jeni ju qe ne rastin me te mire e keni nga ajo lloj injorance qe i duhen shtate breza per te vdekur.

  6. Saimir Tahipi,
    duke u mbeshtetur edhe ne llagapin tend te krijohet pershtypja se e ke nga pervoja e familjes tende kete konkluzion.

  7. Per gazetarin e zyres bashkise, qe qenka shume i informuar me riparimet e shkolave,,,,per dijeni zoteri,,,,Ne shkollen ! MAJI,, qe u riparua, shihi fondet qe u dhane e sa kushtoi riparimi e rigjenerimi. Pa frike , o bashkepunetor i hajdutwerisegati pak me shume se gjysma e vleres eshte vjedhur e ndare nga ky hajdut i ”kulturuar’ e specializuar per keto marifete. Po te kujtoj, se pse nuk ben bilancet e mbledhjes e shperndarijes se taksave qe mblidhen, ku eshte vajtja e taksave tek qytetari? Eshte tek riparimet, e ndertimet me mareveshje fiktive, e me cmime qe i ndajne keta hajdute qe na mashtruan. Ka plot, e plot do dalin, por ju nuk ngopeni, keni oreksin e zhvatjes deri sa ta falimentoni kete shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *