• |
ide | kryesore

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë/ Ku gënjen Edi Rama?

Arkiva, Kryesore



Pas debateve të shumta që shkaktoi udhëtimi i tij me një çarter privat për të parë ndeshjen e parë të Kristiano Ronaldos në Torino kundër Lacios, Edi Rama është detyruar të bëjë një mini autoportret të veseve, kënaqësive, pasioneve dhe jetës që i pëlqen të bëjë.

Mbi të kanë rënduar ditët e fundit dy akuza: Ajo e një stili jete të shfrenuar alla Fatos Nano, me të cilin ai është tallur keq kur ishte rivali i këtij të fundit dhe së dyti, ngazëllimi prej adoleshenti të vonuar për të pozuar përkrah figurave të botës së showbizit dhe sportit, siç ishte rasti i fundit me CR7.

Për t’iu përgjigjur atyre, Rama ka bërë njërin prej shënimeve më të gjata që ka shkruar ndonjëherë në Facebook. Ai thotë se i ka ndaluar ministrat dhe veten të pushojnë jashtë shtetit, se u ka penguar atyre fluturimet në biznes klas dhe se udhëtimet e tij me avionë çarter nuk i kanë kushtuar asgjë buxhetit të shtetit.

“Kush më njeh, e di fare mirë se s’jam aspak i dhënë pas qejfeve, luksit, restoranteve e lëre pastaj makinave, helikopterëve e avionëve, automjete me të cilat më lidh thjesht puna! Pasionet e politikës, artit, librave e filmave, më dalin e teprojnë si kalimtar mbi këte tokë. Kush s’më njeh le të mundohet ta marrë me mend se ka edhe kështu në këtë botë të larmishme”, ka shpeguar Rama si kyeministër.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

Por në rrëfimin e tij ka një sërë shmangiesh dredhuese.

E para, fakti se ai nuk i paguan me para nga buxheti udhëtimet e tij me çarter nuk do të thotë asgjë. Sepse asnjë njeri që i disponon këto mjete nuk e paguan koston e tyre thjeshtë për bamirësi. Ata marrin diçka në këmbim. Kësaj teorie se ka bamirës që paguajnë nga xhepi i tyre për Edi Ramën, i ka dalë boja me kohë. Rama e përdori atë kur bëri pa lekë rikonstruksionin e plotë të kryeminitrisë. Atë e kreu firma Fusha. E cila tani po merr si kompensim 6 kullat që do të ndërtohen pas prishjes së teatrit, plus 80 milionë eurove publike që ka marë në 17 raste nga qeveria pa garë dhe pa tender.

Pikërisht një argument i tillë është i paimagjinueshëm. Askush nuk mund ta mendojë Merkelin apo Makronin duke u thënë qytetarëve të vet se udhëtova me një çarter privat, por nuk pagova lekë nga buxheti.

E dyta, farsa e ministrave që bëjnë pushimet në Shqipëri është në lejfenizëm bajat. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di jetën që ata bëjnë, shpenzimet për çanta dhe këpucë të bashkëshorteve, çmimet e shkollave ku edukojnë fëmijët dhe të pretendosh se po vuakan që gjatë gushtit nuk dalkan jashtë, është një tallje e madhe.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, thjeshtësia e pasioneve të Edi Ramës është një përrallë me bisht. Paga e tij vjetore nuk justifikon dot as vetëm njërin prej kostumeve që ndërron përditë, të qepura “sur mesure” me rrobaqepës të ardhur enkas nga Italia. Dashuria e tij për filmat nuk i mbulon dot çmimet marramendëse të verërave që mban në tryezë. Pasioni i zbehur për leximin, nuk e fsheh dot njeriun që me siguri vitin e fundit ka kaluar nëpër duar më shumë palë atlete sesa libra.

Prandaj kjo fabula e njeriut që pasioni për artin ia pengon ekseset e luksit, është tërësisht e pabesueshme. Ajo thjesht është një provë më shumë e një njeriu që flet ndryshe nga ç‘sillet.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Te lumte! Shkrim shume i mire! Ajo perralla e mbretit lakuqiq sikur qenka bere per kete kryeministrin tone. Te gjithe e dijme qe eshte nje palaco dhe plot vese, por ai vazhdon te sillet sikur nuk ka ndodhur asgje. Nje palaco, asgje me shume!

  2. Titulli duhet te ishte ku nuk genjen, sepse ai cdo gje qe thote e ka genjeshter. Testi duhet te jete a ka ndonje rast qe dhe nuk genjen

  3. Pushtat komuniste qe sunduan 50 vjet kete vend jetonin -ne -Bllok-kurse populli jetonte ”i lumtur” jashte bllokut.Kurse tani pas ardhesit e pushtave komuniste po bejne jete meMODERNE -me leket e e taksa- paguesve Shqiptare.

  4. E lexova me vemendje shkrimin, je konciz dhe shume i sakte. Cdo rresht domethenes. Veshtire te shtosh gje. Rama eshte misherimi i plote i shprehjes, “bej ca them une, mos bej ca bej une”. Po ta ndjekesh, ben gjithmone te kunderten e asaj qe thote. Por tani eshte teresisht i demaskuar dhe konsumuar. Kjo qe ne shohim eshte maja ajsbergut. Jeta qe ai dhe paraardhesit e tij, eshte perrallore, e zhytur ne lluks dhe orgji.
    Rasti konkret u demaskua nga nje perfaqesues i opozites , me heret. Mbase skishte hipur akoma ne avion. Po te ishte pak i pergjegjshem, do kthehej, ose do justifikonte vajtjen e tij.
    Por cndodhi?!!!
    Ai as e rrujti fare, as donte tia dinte, perkundrazi e coi egon e tij deri ne fund. Dergoi foto me presidentin e Juves, dhe me cristiano Ronaldon. Eshte arrogant dhe ben karshillek pa fund.
    Pyetja eshte, Rama eshte trim, apo e gjen forcen diku tjeter?!!!
    Ai vete, eshte nje dhjaks, i tmerruar dhe trembur nga turmat e vogla e jo me , me shume.
    Por mendon qe e gjen forcen diku qe eshte rrethi oligarkeve, dhe krimi organizuar qe vazhdon lulezon nen bekimin e tij.
    Mendon qe nese ka reagim popullor do e ndihmoj gjushi sejdini zamiri ceti vilma ca ministra rrembythje etj etj.
    Ketu do jemi , koha do e tregoj si do perfundoj.
    Uroj ti kete bere llogarite mire!

    1. Une gjithashtu lexova shkrimin si dhe komentin tuaj. Ka nje problem shume te madh te komenti juaj. Ku e gjen sigurine i madherishmi KM? Te MUNGESA E ALTRENATIVES ! aty dhe pikerisht aty eshte ndenjesja me e rehateshme e xhaxhi rames. E di shume mire qe ky popull nuk ka alternative tjeter pervec tij. Ata ç’kane ngelur jan bere gajasje publike, totalisht qesharake.

  5. sakte paster bukur. Rames po i del boja dhe po behet nje idiot i pashembullt kur duket qarte se verberia ka arritur deri aty sa nuk eshte i zoti as te gjeje fjalet e duhura per justifikim.

  6. Te vjen keq qe kemi perfunduar ne kete derexhe. Nje popull dhe shoqeri qe nuk tregojme unitet dhe pergjegjshmeri para kesaj sjelljeje arrogante dhe mosperfillese.
    Duhet te reagojme , te ngrihemi e protestojme. Te vendoset nje standart, te vendoset vija e kuqe, te cilin asnje kryeminister nuk duhet te guxoj ta shkeli.
    Nese nuk reagojme do kemi gjithe kohen te neperkembur , te dhunuar nga pushteti. Rames nuk ja la babai, menaxhon taksat tona. Ben pordhe me taksat tona. Nese s’paguajme shkojme ne burg dhe mire e ben. Por te shkosh ne burg , se nuk paguan taksat qe shkojne ne spitale shkolla rruge, dakort jam. Por qe keto taksa qe vilen me dhune, te shkojne per argalisjet e kryeministrit tim, kjo eshte e paimagjinueshme, dhe kriminale.
    Nje vend kaq i varfer, me shume injorance dhe mjerim, te kete nje kryeminister kaq te pispillosur, ku nje kollare qe nderrohet cdo vakt, kushton sa e ardhura vjetore e nje nepunesi, eshte e tmershme vetem ta mendosh. Ministra deputete drejtore qe bejne parada me para te vjedhura, qe i bejne karshillek nje populli te tere. Kjo eshte Shqiperia?!!!!
    Jo nuk eshte keshtu, nuk mund te jete keshtu. Gjithesecili prej nesh duhet ti therase ndergjegjes se tij, dhe te reagoje.

  7. I perkryer komenti i fundit. Po ti shtojme ndonje gje, besoj se e prishim esencen e gjendjen se ku jemi, e kush na e solli. Suksese ne deshirat e mendimet perfekte qe e ke personalizuar me origjinalitetin qe na ka pushtuar. Largimi i te poshterve qeveritare rilindas, me gen kuqalesh do jete clirimi, e fitoria e demokracise per here te dyte.

  8. Po shikoja me vemendje foton e kreministrit me Ronaldon. Ronaldo, lojrari me i mire ne bote, me i paguar, me simpatiku, me i vecanti me shume stil etj etj. Po tr vesh re ne kete foto , te krijon pershtypje tjeter. Duket sikur shkelqimi i tij zbehet, , duket nje yll ne renie te lire , duket me shume si punetor fushe se yll futbolli dhe normal. Ne krah tij shfaqet nje yll tjeter, qe ndrin , rrezaton shkelqen.
    Po po eshte ai, kryeministri im, qe pasi e beri te lulezoj kete vend e popull, mendon dhe per Juven dhe Ronaldon. Pse mos ja shtoj reputavionin dhe atyre!!
    Dhe kush me mire se Rama mund ta bente!!!
    Bravo Rama, na bere te gjitheve krenar.
    Per mua , kot nuk hyre ne fushe. Ca eshte Ronaldo para teje!!
    Dhe dicka per presidentin anjeli.
    Nese ka ndermend ta shesi, tia vej cmimin sa te doje. Ka burra ketu. Bleje Ram, thuaji cetit te hidhet nje vrap.
    He flori, se te kemi njesh, je i madhi jone.
    Mos na turpero!

  9. Problemi kryesor i promovimit te ketyre specieve eshte vete populli. Nje popull me tipare bagetie si ky i yni, e meriton te drejtohet nga barinj te klasit te 1-re.

  10. Te gjithe shqiptareve dhe sidomos opozitare u them vetem nje fjale: Shani dhe llapni sa dhe si te doni dhe pajtohem me shumicen e thenieve te drejta ndaj ketij Kryeministri egoist, karrierist i korruptuar pse jo dhe Adoleshent. Problemi eshte se kush eshte opozita qe cirret cdo dite. Dhe c’fare ka ndryshuar nga PD-ja!? Vertet mendon kush se Shqiperia me kete opozite (perse nuk jane akuzuar, c’fare nuk i kane bere ketij populli dhe kush i beson me atyre!?) te pretendoj per nje ndryshim Qeverish!? JO, JO, dhe JO! Ne nje shtet demokratik Rama e dinte vet vendin e tij. Por sa te kete kete PD te njollosur dhe qe nuk besohet nuk trembet kurr! Ky eshte fakti pastaj ju diskutantet e tjere thoni dhe sterthoni c’te doni. Sot, Neser dhe … te behen votimet Rama fiton perseri! Jo nga droga, korrupsioni, etj. qe thuhen cdo dite por nga besimi qe nuk ka populli shqiptar tek PD-LSI! Kjo nuk thuhet ose nuk duan ta thone as gazetat dhe as vet PD-ja qe e di fort mire arsyen.

  11. Cdo trajtim preferencial mbi 10,000 mije leke, ne kete rast udhetim me charter, duhet te deklarohet sipas ligjit per konfliktin e interesit.

  12. Jam dakort me atdhetarin qe Rama nuk rri prej Rames, por prej Bashes dhe ” burrneshes”. Rri si e keqja me e vogel, dhe kjo mungese e altermatives eshte fatkeqesia me e madhe e ketij kombi. Une nuk besoj tek asnje nga te tre. Per mia jane nje, me nje marreveshje ne mes, per ndarrjen e pushtetit, dhe ofromin e garancive qe mos preken, per njeri tjetrin. Besoj ne kete pozite jane shume, qe aktualisht ndjehen te paperfaqesuar. Keta te tre ku “burrnesha” perfshin dhe Meten, dhe Basha Berishen, jane pasuruar aq shume, sa nuk lene asnje ze tjeter te thote apo jap alternativen e vet.
    Kush eshte zgjidhja!!!
    Vetem vota kunder popullore.
    Mendoj se per ata intelektuale qe jane te spikatur ne fushat e tyre te profesionit, qe kane integritet dhe e duan kete vend , eshte koha me e mire per tu shfaqur.
    Do jete shume e veshtire, por do kene dhe mbeshtetje popullore. Kjo treshe po ja kalon dhe Enver Hoxhes. Kane gati 30 vjet qe ndajne pushtetin (placken) mes tyre. Vjedhin e vjedhin, blejne , shantazhojne, kercenojne , pushtojne prona, pasuri dhe prape mendojne dhe pse kane bere gjithe kete zullum, si tia transmetojne pushtetin pasardhesve te tyre.
    Ndaj duhet menduar dhe reaguar ndryshe.
    Ti peshtyjme me vote, dhe proteste te qendrueshme mbare popullore.

  13. Lapsi dhe syri si.loli.me colin dy gropa te medha.septike tw pa pastruara asnjehere qe qelbin.dynjane.me.eren e tyre.ta rende. O bushat ik sa je me.hale.se.plaku matuf digjital

  14. Problemi eshte shume i thjeshte. Rama eshte komplet nje rrote kari qe po i bi qylit me ket popull. E dini pse? Sepse ka nje super kurve si Luli qe eshte hajdut po aq sa Rama ne mos me teper. Nje shkerdhate qe nxihet deri ne 1 shtator ne plazhet e botes e tani vjen te na rruje karin me perdellimet prej bythqiri sikur po i digjet zorra bythes per te varferit. Kete e ka dit qe ne fillim Rama dhe tall karin me ket popull dhe i hedh here pas here ndonje milion euro Lul kurves qe te rrije urte si buçe e qire nga te gjitha krahet. Lind pytja ke te votojme? Bythqirin rilindas? Apo kurven Lulush qe i rri mbrapa llumi i tipit ari kari? Mos votoni fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *