• |
ide | kryesore

Statistikat tregojnë se kur do të shënojë Cristiano Ronaldo

Sport



Rritet pritja për golin e parë zyrtar të Cristiano Ronaldo me fanellën e Juventus. Tifozët mezi presin të festojnë bashkë me kampionin e tyre, që natyrisht është në kërkim të një goli që do ti largojë ankthin e herës së parë. Kundër Chievo Verona e Lazio, asi portugez nuk arriti të shënojë, por në zonën gol është shfaqur në disa raste: 15 goditje në dy ndeshje (nga të cilat 8 në kuadratin e portës), aspak keq edhe pse nuk i kanë mjaftuar 5 herë Topit të artë të nxjerrë topin nga rrjeta. Në Serie A e në katër kampionatet më të rëndësishëm Europian askush nuk ka kërkua më shumë konkluzionet drejt portës. Tani vjen Parma e numrat sugjerojnë që Cristiano Ronaldo mund të shënojë gol.

Në 9 sezonet tek Real Madrid, në fakt, CR7 ka shënuar golin e parë në javën e tretë të kampionatit në 7 raste. Në një nga dy ndeshjet pa gol, portugezi ka dhënë një asist fitues, ndërsa në sezonin e fundit madrilen mungonte për skualifikim. Për më tepër, në 4 nga 7 ndeshjet që ka shënuar, Ronaldo vinte si në këtë rast, nga dy ndeshje pa shënuar dhe në kampionatin 2015/2016 u zbllokua duke shënuar 5 herë në portën e Espanyol. 13 gola në total ka shënuar CR7 në javën e 3. Numrat flasin qartë: kundër Parma, Cristiano është gati të shënojë golin e parë me Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *