• |
ide | kryesore

UEFA përjashton VAR nga Champions: “Nuk jemi gati”

F1, Sport



Për të parë sistemin Var në Champions duhet ende të presim. Me shumë mundësi akoma edhe ndonjë vit, sipas asaj që ka lënë të kuptohet Aleksander Ceferin, presidenti i Uefa, që është treguar ende shumë skeptik në përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrave. Në një intervistë për gazetën sllovene Ekipa, numri një i intitucionit që drejton futbollin europiane ka mohuar përfshirjen e Var në Champions: “Nuk di nga ka dalë ky lajm, Uefa nuk mendon të përfshijë VAR në cerekfinalet e Champions këtë vit: nuk më bind ende, ka shumë gjëra për tu qartësuar”.

Ceferin ka vazhduar më pas duke sqaruar pozicionin e tij: “Kam folur me dizenjatorin Rosetti: e dimë që një ditë do të na duhet ta përdorim, por duhet kuptuar: kush do të vendosë që të përdoret?”. Dyshimet e Uefa bien mbi kapacitetin e të gjithë arbitrave për të përdorur në perfeksion Var. Aktualisht në Europa janë 8 kampionate, ndër më të rëndësishmet, ku përdoret Var: Gjermani, Belgjikë, Spanjë, Itali, Francë, Poloni, Portugali e Turqi, ndërsa në Angli në këtë sezon është menduar impenjimi i teknologjisë në 60 ndeshjet e FA Cup e në ndeshjet e Kupës së Lega që zhvillohen në stadiumet e skuadrave të Premier.



1 Comment

  1. Nuk e bindin dot kete legenin se ndryshe nuk shet dot ndeshjet.UEF kurve merresh me Skenderbeun,merru me Zentin apo eshre Putin o shkerdhate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *